• e enjte, 15 maj 2025

Kremlini: Rusia pret përgjigje nga Ukraina për armëpushim treditor dhe negociata të drejtpërdrejta

Kremlini: Rusia pret përgjigje nga Ukraina për armëpushim treditor dhe negociata të drejtpërdrejta

Moskë, 29 prill 2025 (MIA) - Kremlini sot kumtoi se Ukraina ende nuk u është përgjigjur propozimeve të përsëritura nga Presidenti rus Vladimir Putin për negociata të drejtpërdrejta paqeje, as armëpushimit tre-ditor të paralajmëruar në maj. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, Rusia është e gatshme për bisedime pa asnjë parakusht.

"Presidenti Putin ka thënë shumë herë se Rusia është e gatshme për negociata pa asnjë parakusht. Por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga regjimi i Kievit", tha Peskov.

Putini dje paralajmëroi armëpushim nga 8 deri 10 maj, gjatë festimeve të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ukraina, nga ana tjetër, reagoi duke pyetur pse Rusia nuk po e pranon propozimin e tyre për një armëpushim që zgjat të paktën 30 ditë.

"Ne vlerësojmë jetën e njerëzve, jo paradat", tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. 

Peskov deklaroi se është e vështirë të vlerësohet nëse Ukraina do t'i bashkohet armëpushimit të propozuar. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR