• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kremlin: E ndjekim me kujdes Samitin e NATO-s dhe do të ndërmarrim masa për mbrojtje të sigurisë së Rusisë

Kremlin: E ndjekim me kujdes Samitin e NATO-s dhe do të ndërmarrim masa për mbrojtje të sigurisë së Rusisë

Moskë, 11 korrik 2023 (MIA) - Kremlini sot kumtoi se e ndjekë me shumë kujdes Samitin e NATO-s në Vilnus dhe se do të bëjë "analizë të hollësishme" të deklaratave të liderëve perëndimorë, dhe si rezultat i asaj do të ndërmarrë masa për mbrojtje të sigurisë së Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov theksoi se "liderët evropianë si duket nuk kuptojnë se lëvizja e infrastrukturës së NATO-s më afër kufijve të Rusisë është gabim dhe se përparimi i aleancës ushtarake perëndimroe në Evropën Qendrore dhe Lindore është ajo që shkaktoi krizën e tnaishme në Ukrainë".

Sipas tij, pranimi i mundshëm i Ukrainës në NATO është jashtëzakonisht i rrezikshëm për sigurinë evropiane dhe këtë duhet ta kuptojnë njerëzit të cilët sjellin vendime të tilla.

Peskov foli edhe për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe tha se ka pasoja të qarta negative për sigurinë e Rusisë, ndërsa Moska do të përgjigjet me masa të ngjashme me ato që i ndërmori pasi që Finëanda iu bashkua Aleancës.

Paraprakisht, shefi i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov theksoi se Moska po përgatitë "masa adekuate" në pritje të zgjerimit të mëtejmë të NATO-s. Ai nuk paraqiti më tepër hollësi. ab/

Foto. МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR