• e martë, 26 nëntor 2024

KRE miratoi rregulla për sajber siguri për kompani energjetike

KRE miratoi rregulla për sajber siguri për kompani energjetike

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Komisioni regullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRE) ka miratuar Rregulla për sajber siguri me qëllim që të sigurojë siguri në furnizimin dhe të zvogëlohen rreziqet nga prishja e furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike, informojnë nga organi rregullator.

Siç theksojnë, rregullativa e re për sajber siguri vendoset si standard për kompani energjetike nga sektori elektroenergjetik dhe është përpunuar në bashkëpunim me NARUC (National Association of Regulatory Utility Commissioners) dhe USAID.

"Jemi dëshmitarë se infrastruktura energjetike, e cila është me rëndësi thelbësore për funksionimin e një shteti dhe e cila definohet si infrastrukturë kritike, është shpesh shënjestër e sajber sulmeve. Infrstruktura energjetike ka mjaftueshëm të dhëna, nga të cilat varet funksionimini besueshëm i tregjeve energjetike, ndërsa KRE-ja ka rol srategjik që të sigurojë funksionim të mirë të tregjeve nacionale energjetike", deklaroi kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski.

Sajber-rezistenca dhe sajber-siguria, shtoi nuk janë problem vetëm për IT, kjo është edhe çështje sigurie, por para se gjithash edhe rregullatore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR