• e shtunë, 23 nëntor 2024

Krahu lindor i NATO-s pret përmirësim të lidhjeve me Ukrainën deri në samitin e Uillnusit

Krahu lindor i NATO-s pret përmirësim të lidhjeve me Ukrainën deri në samitin e Uillnusit

Bratisllavë, 7 qershor 2023 (MIA) - Vendet e krahut lindor të NATO-s presin që samiti i Aleancës në Uillnus në korrik ta vendosë Ukrainën në një rrugë më të qartë për anëtarësim pasi do të përfundojë lufta me Rusinë, u njoftua mbrëmë në samitin e anëtarëve lindore në Bratisllavë, transmeton Hina.

Aleatët e NATO-s po debatojnë për shpejtësinë e anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO, ndërsa vetë Kievi pranon se kjo nuk mund të ndodhë derisa të përfundojë lufta me Rusinë. 

Presidenti Volodimir Zelenski javën e kaluar në Moldavi u takua me liderët evropianë, me ç'rast i bëri thirrje NATO-s të premtojë garanci sigurie nëse anëtarësimi ende nuk është i mundur. 

 Presidentët e vendeve lindore të Aleancës, nga të cilat shumica  kufizohen me Ukrainën ose Rusinë, dje u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si shenjë e mbështetjes së mëtejshme për Ukrainën në pranimin e saj në NATO.

"I forcojmë marrëdhëniet me Ukrainën në drejtim të ndihmës konkrete praktike, por edhe në afrimin e marrëdhënieve me të", deklaroi në një konferencë për shtyp presidentja sllovake Zuzana Çaputova, nikoqire e samitit. 

 "Ne nuk e konsiderojmë për zgjerim apo hyrje e NATO-s ndaj Rusisë," shtoi ajo, duke thënë se do të insistojë në dhënien e garancive për anëtarët e NATO-s se Rusia nuk do t'i absorbojë vendet në kufijtë e saj.

Vendet e krahut lindor të NATO-s, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia - të njohura edhe si Bukureshti i  Nëntë - janë mbështetësit më të vendosur të Ukrainës. 

Disa anëtarë të NATO-s, megjithatë, druajnë se hapi i papritur mund ta afrojë Aleancën në një konfrontimi të drejtpërdrejtë me Rusinë, ndërsa presidenti hungarez Katalin Novak paralajmëroi të mos jepen  "premtimeve joreale". 

"Presim që në Uillnus do t'i ngremë marrëdhëniet tona me Ukrainën në një nivel të ri dhe do të fillojmë një rrugë të re politike që do të çojë në anëtarësimin e Ukrainës në NATO, pasi këtë do ta lejojnë kushtet", bëri të ditur Bukureshti i Nëntë. 

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, i cili do të jet[ nikoqir i samitit në Uillnus, gjithashtu tha  se ndërsa nëntë vende  njëzëri e mbështetin anëtarësimin e Ukrainës në NATO, marrja e mbështetjes nga aleatët e tjerë të NATO-s është "problematike". 

 "Ende nuk e shohim se ku do të shkojë kjo", tha ai.

"Në javët e ardhshme duhet të gjejmë një mënyrë për të bërë një hap të madh përpara dhe të mos i zhgënjejmë pritjet e Ukrainës dhe mbështetësve të saj”, shtoi ai. 

"Nuk do të mjaftojë edhe një herë të përsëritet   se dyert e NATO-s janë të hapura", shtoi ai. ar/ 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR