• e enjte, 14 nëntor 2024

Kovalenko: Sulmi i sotëm me raketa në Kiev është fillimi i sulmeve masive ndaj Ukrainës

Kovalenko: Sulmi i sotëm me raketa në Kiev është fillimi i sulmeve masive ndaj Ukrainës

 Kiev, 13 nëntor 2024 (MIA) - Sulmi i sotëm i kombinuar me raketa dhe dronë rusë në Kiev mund të jetë fillimi i sulmeve më të mëdha ndaj Ukrainës në javët dhe muajt e ardhshëm, paralajmëroi zyrtari ukrainas i sigurisë Andrij Kovalenko.

 Anëtari i lartë i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje së Ukrainës, në kanalin e tij Telegram njoftoi se "Moska është gati të nisë një sulm masiv" dhe se ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm raketash lundrimi "për dimrin e ardhshëm".

“Përdorimi i aviacionit strategjik e konfirmon këtë. I dimë të gjitha planet e armikut dhe i kuptojmë. Ukraina do ta kundërshtojë atë", tha Kovalenko.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute paralajmëroi dje se Ukraina po përballet me "dimrin më të vështirë që nga viti 2022".

 Ukrainasit  prej muajsh i frikësohen një sulmi të madh rus, të shqetësuar se ai mund t'i japë një goditje tjetër sistemit energjetik të dëmtuar rëndë dhe të shkaktojë ndërprerje afatgjatë të energjisë me ardhjen e motit më të ftohtë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR