• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Zgjodha të udhëheq në rrugën e së ardhmes evropiane, ndryshimeve shoqërore dhe zhvillimit ekonomik

Kovaçevski: Zgjodha të udhëheq në rrugën e së ardhmes evropiane, ndryshimeve shoqërore dhe zhvillimit ekonomik
Gostivar, 15 nëntor 2022 (MIA) - E zgjodha rrugën e ndryshimeve shoqërore, e përparimit të ri dhe zhvillimit ekonomik, rrugën e Maqedonisë së Veriut evropiane në familjen e madhe evropiane të popujve shtetformues, deklaroi kryeministri dhe kryetari i LSDM-ë, Dimitar Kovaçevski në tribunën "Fuqishëm dhe me vendosmëri drejt së ardhmes", e cila sonte mbahet në Gostivar. Lideri i socialdemokratëve, duke folur për procesin e eurointegrimeve përmendi se vizioni i tij është shteti stabil, ekonomik dhe i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut, anëtare e barabartë e BE-së. Duke folur për dhjetë muajt e kaluar në të cilët e udhëheqë LSDM-në dhe Qeverinë e koalicionit, Kovaçevski i potencoi vendimet për vazhdim të rrugës evropiane të vendit dhe pakove të masave të realizuara antikrizë dhe bëri thirrje për bashkim në rrugën drejt BE-së. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR