• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Sollëm vendime të rënda, por thelbësore për të ardhmen evropiane të të rinjve

Kovaçevski: Sollëm vendime të rënda, por thelbësore për të ardhmen evropiane të të rinjve
Shkup, 15 tetor 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe foli në hapjen e Qendrës për aktivizim rinor në Komunën e Tetovës, ku morën pjesë edhe kryetarët e komunave të Tetovës dhe Gostivarit, Bilall Kasami dhe Arben Taravari. Kovaçevski theksoi se hapja e kësaj hapësire do të thotë edhe një vend ku të rinjtë do të mund t'i ndajnë idetë e veta, t'i këmbejnë përvojat e tyre, të organizohen në aktivizmin për realizimin e tyre, sepse secili i ri është pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e shoqërisë sot por edhe për të ardhmen e shtetit. Kryeministri theksoi se kjo Qeveri është me ide progresive për përparim dhe për shkuarje përpara të shtetit. "Prandaj edhe në periudhën e kaluar u sollën vendime me të cilat mundësuam fillim të negociatave për anëtarësim të barabartë të RMV-së në BE, që janë me rëndësi thelbësore për të rinjtë dhe për të gjithë qytetarët", tha Kovaçevski. Ai theksoi se Qeveria është e hapur për bashkëpunim me të rinjtë, ndërkaq kjo, siç tha, mund të shihet edhe nga procesi inkluziv i cili i përfshin të rinjtë dhe nxënësit e shkollave të mesme si dhe ekspertët në të gjitha ligjet, masat dhe politikat në interes të të rinjve. "E njejta i referohet edhe strategjisë nacionale për të rinj që është në përpunim, por edhe në të gjitha programet e tjera të cilat Qeveria i bën në mënyrë që të rinjtë të mund të gjejnë perspektivë në kët shtet. Këtu para së gjithash mendoj për grantet për punësim të të rinjve deri 29 vjeç me arsim të kryer, si dhe për të gjitha programet e tjera në fondin për inovacione, deri tek mbështetja e investimeve për të rinj që u mundësojnë të fillojnë biznes të vetin personal", tha Kovaçevski. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR