• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Qëndrojmë me krenari në konceptin për BE-në

Kovaçevski: Qëndrojmë me krenari në konceptin për BE-në
Strumicë, 9 nëntor 2022 (MIA) – Qëndrojmë me krenari në konceptin për BE-së. Në këtë shtet ka dy koncepte – njëri në krye të të cilit qëndroj unë, LSDM dhe partnerët e koalicionit. Ai koncept është me kokën lart, me popull krenar, me gjuhë maqedonase të njohur, me identitet të mbrojtur maqedonas, me tipare të mbrojtura kulturore të popullit tonë, të ulemi krenarë në tryezën e madhe në Bruksel dhe të negociojmë anëtarësimin tonë në BE.  Koncepti tjetër është në krenarinë e rreme, të cilën e kemi parë për 11 vjet në këtë shtet, theksoi lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në forumin qytetar “Fuqishëm dhe të vendosur drejt të ardhmes” që u mbajt në sallën sportive “Park” në Strumicë. Ai në fjalimin e tij bëri thirrje për mbështetje të fortë dhe të gjerë në rrugën evropiane dhe në këtë koncept. "Jam i gatshëm të udhëheq, të ndërmarr hapa të fuqishme dhe vendimtarë, ashtu siç kanë bërë edhe kryetarët para meje, por kam nevojë edhe për mbështetjen tuaj. Të kalojmë së bashku atë rrugë dhe ta arrijmë këtë qëllim strategjik dhe kombëtar maqedonas - anëtarësimin e plotë në BE. A duam t'u ofrojmë fëmijëve dhe nipërve tanë maqedonas një det të qetë, një të ardhme të sigurt, të qëndrueshme dhe të sigurt evropiane? Apo duam t'i lëmë me probleme, çështje të pazgjidhura dhe pasiguri? A duam të gjejmë një mënyrë për të konfirmuar identitetin tonë unik maqedonas dhe për ta çuar atë në BE? Tradita, kultura, ushqimi, kënga jonë maqedonase do ta pasurojnë identitetin kompleks evropian. Apo duam të qëndrojmë të mbërthyer këtu, të izoluar, të panjohur nga askush, të kthyer pas në kohë dhe në disa kohë të errëta pasigurie? Përgjigja e këtyre pyetjeve jep përgjigjen time edhe në pyetjen nëse ia vlente dhe a ia vlente. Unë qëndroj para jush, ju shikoj dhe me gjithë përgjegjësinë që mbaj dhe ndjej ju them, ju siguroj: po, ja vlejti, po ia vlente", konkludoi Kovaçevski. Kovaçevski u përqendrua në kapacitetin shtetformuese të partisë gjatë gjithë viteve të kaluara. Ai para të pranishmëve i sqaroi të gjitha masat e Qeverisë të cilat janë të orientuara ndaj tejkalimit të krizës ekonomike dhe energjetike, ndërsa paralajmëroi edhe hapjen e qendrës  moderne dhe qendrës distributive për produktet bujqësore për të cilën përfundoi tenderi ndërkombëtar. Në forumin e sontëm mori pjesë edhe ish-kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa folën edhe kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, kryetari i Organizatës komunale të LSDM-së, Borçe Cvetkov dhe kryetari i RSDM-së, Marko Mihailoski, i cili e uroi ditëlindjen e 31-të të rinisë së kësaj partie. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR