• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Politikanë si Kostadinov nuk janë të dëshirueshëm në shtet

Kovaçevski: Politikanë si Kostadinov nuk janë të dëshirueshëm në shtet
Shtip, 26 nëntor 2022 (MIA) – Kryeministri Dimitar Kovaçevski e dënoi deklaratën e djeshme të deputetit bullgar dhe lider i partisë politike “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, i cili gjatë hapjes së Qendrës kulturore bullgare në Shkup dha deklaratë e cila përmban pretendime territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. "Ministria e Punëve të Jashtme menjëherë ka reaguar dhe gjithashtu edhe ministrja e Kulturës e dënoi këtë. Edhe nnë gjithashtu dua ta dënoj. Është vërtet e pavend që një person që ka ardhur si mysafir në këtë vend të sillet në këtë mënyrë. Dje kishim aktin e hapjes së një qendre kulturore bullgare siç duket në Shkup me ministrin e kulturës që vjen, me ministrin tonë të kulturës, ashtu siç thashë se do të hapim edhe një qendër kulturore maqedonase në Blagoevgrad siç kemi hapur dhe në Sofje", tha Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në fabrikën “Brilijant” në Shtip. Shtoi se politikanë të tillë aspak nuk nuk janë të dëshirueshëm në shtetin tonë. "Politikanë të tillë si ai dje, është edhe një që më ka bërë video, lirisht mund të them se aspak nuk janë të dëshirueshëm në shtetin tonë sepse përveç përhapjes së trazirave, përveç shpërndarjes së padurimit midis qytetarëve të dy shteteve vetëm për interesat e tyre politike, sepse nuk kanë agjendë tjetër politike përveç të marrin disa pikë te vogla politike duke provokuar ndjenjat e qytetareve tanë, politikanë të tillë nuk janë aspak të dëshirueshëm për mua personalisht ne shtetin tonë dhe aspak nuk duhet të vijnë këtu", theksoi Kovaçevski. fb/  

QËNDRONI TË LIDHUR