• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Pasi që grupi punues do t'i formojë amendamentet, pasardhësit e Goce Dellçevit do t'i vendosin bashkatdhetarët e Radevit në Kushtetutë

Kovaçevski: Pasi që grupi punues do t'i formojë amendamentet, pasardhësit e Goce Dellçevit do t'i vendosin bashkatdhetarët e Radevit në Kushtetutë

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Pasi që grupi punues për ndryshime kushtetuese do t'i formojë amendamentet, pasardhësit e Goce Dellçevit do t'i vendosin bashkatdhetarët dhe trashëgimtarët e Radevit në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, e ka porositur kryeministri Dimitar Kovaçevski kolegun e tij bullgar Rumen Radev, i cili deklaroi se "Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  mund të thotë se ndërton shoqëri moderne multietnike kur do t'i regjistrojë bashkatdhetarët e Goce Dellçevit në Kushtetutën e saj".

Amendamenet ndaj Kushtetutës, theksoi Kovaçevski, janë pjesë e Kornizës negociuese me BE-në.

"Ne jemi duke negociuar me BE-në, jo me Bullgarinë dhe prandaj mendoj se është diçka që do të rrjedhë si proces dhe është diçka që duhet të ndodhë, duke qenë se qytetarët meritojnë të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së", tha Kovaçevski.

Përkujtoi se tashmë është duke u diskutuar në kuadër të grupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese.

"Për fat të keq, përfaqësues të opozita nuk marrin pjesë në ndonjë proces të rëndësishëm. Personalisht mendoj se kemi prioritet këtë herë përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Korniza negociuese, e cila u pranua nga Kuvendi me konkluzionet që votoi edhe Aleanca për Shqiptarët, por të shohim se si do të vazhdojë diskutimi. Megjithatë, mendoj se duhet t'i përmbahemi asaj që është prioritet, që është hapja e kapitujve dhe vazhdimi i rrugës së vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE deri në vitin 2030", tha Kovaçevski.

Presidenti bullgar deklaroi për BGNES se lidershipi i Maqedonisë së Veriut duhet të bindë qytetarët e saj, jo Bullgarinë, se po ndërton një shtet demokratik.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të thotë se po ndërton një shoqëri moderne multietnike kur të gjejë forcën për të përfshirë në Kushtetutën e saj bashkatdhetarët e Goce Dellçevit", tha Radev. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR