• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Para nesh qëndron harmonizimi i qëndrimit të partive politike për ndryshimet kushtetuese

Kovaçevski: Para nesh qëndron harmonizimi i qëndrimit të partive politike për ndryshimet kushtetuese

Gjevgjeli, 11 shtator 2023 (MIA) - Ajo që pritet para nesh është harmonizimi i partive politike, sepse kemi një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, e ai është vazhdimi i integrimit evropian të shtetit, theksoi sot nga Gjevgjelia kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen nëse është e mundur ndonjë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në opozitare për ndryshimet kushtetuese.

Kovaçevski theksoi se votimi në Kuvendin e RMV-së do të thotë votim për sigurimin e të ardhmes evropiane të shtetit dhe vazhdim i procesit të eurointegrimit, i cili varet nga ne.

"Më herët nëse kemi patur veto nga jashtë sot për herë të parë mundet vetoja të vijë brenda nga shteti. Megjithatë ja t'i japim hapësirë procesit, që të gjithë të mund t'i thonë qëndrimet e tyre dhe t'i  modulojnë konform interesave të tyre dhe interesave të qytetarëve, të cilët duan me shumicë të madh mbi 80 për qind të jetojnë në vend-anëtar të BE-së", thotë Kovaçevski.

Në pyetje shtesë nëse është arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për votim të ndryshimeve kushtetuese, Kovapevski me përgjigje të shkurtër se lë hapësirë për marrëveshje dhe gjithkush t'i moderojë qëndrimet e tyre.

"Shikoni kur do të ketë numër të mjaftueshëm të votave, 120 kur do të votojnë minus dy nga e E Majta, të cilët me siguri nuk do të votojnë. Ata janë kundër anëtarësimit të vendit në bashkimin Evropian dhe deri atëherë i lë hapësirë marrëveshjeve dhe gjithkush t'i moderojë qëndrimet e veta", tha Kovaçevski i cili mori pjesë në ndarjen e banesave sociale në Gjevgjeli. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR