• e martë, 26 nëntor 2024

Kovaçevski për RTS: Sigurimi i ushqimit është përfitim i “Ballkanit të Hapur”, janë aktivizuar kapacitetet për rrymë me çmime të pranueshme

Kovaçevski për RTS: Sigurimi i ushqimit është përfitim i “Ballkanit të  Hapur”, janë aktivizuar kapacitetet për rrymë me çmime të pranueshme
Shkup, 2 shtator 2022 (MIA) - Kryeministri Kovaçevski në intervistë për RTS, duke folur për ndikimin e luftës në Ukrainë ndaj gjendjes së keqe ekonomike në Evropë, duke përfshirë edhe në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut, tha se si rezultat i saj është kriza energjetike dhe ekonomike, e cila është më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore dhe këtë e tregojnë të gjitha raportet nga bursat për derivate për energjensa, për prodhime ushqimore, ndërsa e tregojnë edhe bilanset e shteteve dhe masat që ato i ndërmarrin, si anëtarët të BE-së, ashtu dhe anëtaret jashtë saj. “Saktë është se një nga postulatet e ekspozesë sime dhënë në janar, fillimi i negociatave me BE-në, është realizuar, dhe saktë është se poashtu ne me sukses jemi ballafaquar me krizën energjetike gjatë dimrit të kaluar, e cila ishte e madhe dhe kemi arritur të sigurojmë furnizim të papenguar të energjisë elektrike për qytetarët, të mos ketë goditje të çmimeve dhe të sigurojmë furnizim të papenguar të energjisë termike, e cila poashtu është problem”, tha Kovaçevski. Ai nënvizoi se, lidhur me sigurimin e ushqimit, paraqitet përfitimi i madh nga Iniciativa “Ballkani i Hapur”, e cila rezultoi me Marrëveshje për sigurimin e ushqimit mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Po ashtu, shtoi Kovaçevski, bashkëpunimi u tregua si jashtëzakonisht pozitiv, pasi nuk u lejua të ketë asnjë ditë mungesë të prodhimeve themelore ushqimore. “Ky bashkëpunim dhe solidaritet do të vazhdojë edhe gjatë dimrit të ardhshëm, i cili pritet të jetë më i vështirë pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Kovaçevski. Ai poashtu tha se po punohet për aktivizimin e të gjitha kapaciteteve prodhuese që i kemi në shtet për prodhimin e energjisë elektrike. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR