• e premte, 22 nëntor 2024

Kovaçevski: Opozita së bashku me pushtetin të punojë në reformat

Kovaçevski: Opozita së bashku me pushtetin të punojë në reformat
Shkup, 26 tetor 2022 (MIA)- Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte i bëri thirrje opozitës të bashkohet. Nuk duhet ta lejojmë më tej, tha ai, që pushteti të angazhohet sa më shpejt drejt BE-së, ndërsa opozita të jetë në anën e kundërt. Siç theksoi Kovaçevski, opozita ua ka borxh qytetarëve që të zhbllokojë dhe të punojë së bashku me pushtetin që të përshpejtojnë reformat me BE-në në mënyrë që vendi sa më shpejt të bëhet anëtare e plotfuqishme. "Edhe një herë i bëj thirrje opozitës në Kuvend të bashkohemi për të ardhmen e vendit. Kjo ka të bëjë për negociatat me BE-në, por edhe ndryshimet kushtetuese që na presin sapo të përfundojmë procesin e skriningut. Nuk duhet të lejojmë që raporti i KE-së të vërejë se opozita po bllokon reformat evropiane në Kuvend. Nuk duhet të lejojmë atë që pushteti të punojë me shpejtësi drejt BE-së, ndërsa opozita të jetë spirancë e destruktivitetit dhe nën anën e kundërt. Opozita ua ka borxh qytetarëve që të zhbllokojë dhe të punojë së bashku me ne në përshpejtimin e reformave me BE-në në mënyrë që të bëhemi anëtare e plotfuqishme. Do të ishte vërtetë e tmerrshme nëse bllokohet rruga drejt BE-së për shkak të lojërave politike. Sinqerisht shpresoj se do të jemi të bashkuar për të ardhmen e vendit tonë dhe për të ardhmen e qytetarëve tanë", theksoi Kovaçevski në fjalimin në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. qa/  

QËNDRONI TË LIDHUR