• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski nga Jançe: Me LSDM-në zhvillohet çdo vend i banuar në Mavrovë dhe Rostushë, Kurtovski është zgjedhja e qytetarëve

Kovaçevski nga Jançe: Me LSDM-në zhvillohet çdo vend i banuar në Mavrovë dhe Rostushë, Kurtovski është zgjedhja e qytetarëve
Gostivar, 16 gusht 2022 (MIA) – Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot i ka përfunduar aktivitetet e sotme në kuadër të fushatave për zgjedhjet për kryetar komune të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës me vizitë në fshatin Jançe dhe takimet atje. Kovaçevski theksoi se Mavrovë dhe Rostushë është komunë e cila ka bukuri madhështore dhe se meriton kryetar komune i cili e njeh potencialin e kësaj ane dhe punon për prosperitetin e saj dhe ai është, siç tha, pikërisht Medat Kurtovski. "Çdo vend, pa dallim nëse është më i vogël ose më i madh, meriton të hapërojë në rrugën e zhvillimit, ndërsa kjo e mundësoi kandidatin për kryetar komune, Medat Kurtovski. Në Jançe është asfaltuar ura për hyrje në fshat. Me këtë është sanuar dëmtimi i urës dhe është përmirësuar lëvizja e automjeteve, tha lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski iu drejtua qytetarëve me mesazh dhe ta japin mbështetjen për kandidatin e tyre. "Jançe zgjedhjen e vet tani më e ka bërë dhe më 20 gusht, banorët do ta konfirmojnë besimin për Medat Kurtovskin dhe LSDM-në", konkludoi Kovaçevski. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR