• e martë, 26 nëntor 2024

Kovaçevski në Universitein Kolumbia: Vendi im është shembull i rrallë që me fuqinë e negociatave i zgjidhë çështjet bilaterale

Kovaçevski në Universitein Kolumbia: Vendi im është shembull i rrallë që me fuqinë e negociatave i zgjidhë çështjet bilaterale
Shkup, 21 shtator 2022 (MIA) - Vendi im është shembull i rrallë në Ballkan ku dhuna, luftërat dhe presionet ekonomike dhe rregulla se më i fuqishmi fiton, nuk ishte rast, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në ligjëratën në Universitetin Kolumbia. Ai në paraqitjen e tij theksoi se Maqedonia e Veriut pavarësinë e vet e fitoi me anë të rrugës paqësore, përmes gjetjes së zgjidhjeve me përpjekje diplomatike. "Nëse dëshironi të gjeni vend në botë ku shfrytëzohen përpjekje diplomatike, atëherë ai është Maqedonia e Veriut. Të gjitha marrëveshjet që i bëmë në shtet dhe me fqinjët janë funksionale dhe të qëndrueshme. Kjo i dha mundësi vendit të përparojë në arritjen e qëllimeve të veta strategjike", tha kryeministri. Ai theksoi se në periudhë prej 30 viteve zhvilluam model demokratik që është shumë i njohur me demokracinë funksionale multietnike. Kovaçevski foli edhe për marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe theksoi se ne jemi shembull në rajon, por edhe më gjerë si "Meka" e  diplomacisë dhe si me fuqinë e negociatave mund t'i zgjidhim çështjet bilaterale, por edhe ato lidhur me identitetin. Lidhur me luftën në Ukrainë, tha se e konsiderojnë si kërcënim për botën demokratike, përkatësisht, siç tha, "ajo është shembull klasik për zgjidhjen e konfliktit të interesave, por jo me mjete të qeta, por me dhunë dhe luftë". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR