• e premte, 04 tetor 2024

Kovaçevski në Kërçovë: Vizioni im është të jemë qendër e tranzicionit energjetik në rajon

Kovaçevski në Kërçovë: Vizioni im është të jemë qendër e tranzicionit energjetik në rajon
Shkup, 18 nëntor 2022 (MIA) - Vizioni im është Maqedonia evropiane të jetë qendër evropiane e tranzicionit energjetik në rajon. Të jemi kampion evropian për prodhim të energjisë nga dielli ynë i Maqedonisë së Veriut, porositi sonte kryetari i LSDM-së, DImitar Kovaçevski në fjalimin në Shtëpinë e kulturës në Kërçovë në tribunën "Fuqishëm dhe me vendosmëri drejt së ardhmes".
Ai përkujtoi se kohë më parë filloi me punë centrali më i madh foto presion me kapacitet prej 17MW, ndërtuar nga ana e kompanisë nga Sllovenia ("Gen-I"). ky projekt, tha ai, është ndarë në bazë të procedurave të para transparente për premium tarifa që është zbatuar mu nga qeveria e kryesuar nga LSDM.
Kovaçevski shtoi se vetëm në këtë mandat në Qeveri janë instaluar 27 megavatë centrale me foto presion në shtet. Për 11 megavatë më shumë nga ajo që ishte bërë për gjithsej 11 vite më parë, në kohën e VMRO-DPMNE-së përkatësisht për 10 muaj më shumë se sa për 11 vite.
Ai tha se pushteti ka arritur t'i realizojë masat më të mëdha antikrizë në rajon.
Masat antikrizë u treguan të frytshme, potencoi Kovaçevski, çmimet e ushqimit tashmë po ulen. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR