• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kovaçevski: Me Kurtovskin dhe LSDM-në Trebishti u bë me ujë cilësor dhe të shëndetshëm për pije, do të rikonstruktohen edhe rrugë dhe parkingje të reja

Kovaçevski: Me Kurtovskin dhe LSDM-në Trebishti u bë me ujë cilësor dhe të shëndetshëm për pije, do të rikonstruktohen edhe rrugë dhe parkingje të reja
Gostivar, 16 gusht 2022 (MIA)- Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski pasditen e sotme në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore në komunën e Mavrovës dhe Rostushës u takua me banorët e fshatit Trebisht.
Në takime ai ka numëruar projektet që janë realizuar në mandatin e kaluar të kandidatit, Medat Kurtovski. "Në mandatin e kandidatit për kryetar komune nga LSDM, Medat Kurtovski në Trebisht është kryer rikonstruuim i rrjetit të ujësjellësit në vlerë prej mbi 1.6 milionë denarë. Me këtë është përmirësuar cilësia e ujit, por edhe reduktoi humbjen e ujit. Sot, banorët e Trebishtit pinë ujë të shëndetshëm dhe të sigurt. Janë ndërtuar tubacione të reja të ujësjellësit të cilët kanë përmirësuar furnizimin me ujë në këtë vendbanim", tha Kovaçevski. Kryetari i LSDM-së paralajmëroi se në këtë fshat do të realizohen më shumë projekte që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe përmirësimin e jetës së banorëve të Trebishtit. Kovaçevski gjatë vizitës në komunën e Mavrovës dhe Rostushës ka takuar edhe banorët e vendbanimit Velebërdo. Kovaçevski theksoi se Velebërdo ka bërë dallimin dhe se është i bindur se vota e banorëve të këtij vendbanimi më 20 gusht është për Medat Kurtovskin dhe LSDM-në. qa/  

QËNDRONI TË LIDHUR