• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Me Greqinë dakordohet dërgesë prej një milionë tonë qymyr dhe 250.000 tonë mazut

Kovaçevski: Me Greqinë dakordohet dërgesë prej një milionë tonë qymyr dhe 250.000 tonë mazut
Shkup, 13 shtator 2022 (MIA) – Drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski, informon se vendi me Greqinë sot ka dakorduar dërgesë prej një milionë tonë qymyr dhe 250.000 tonë mazut. Siç tha Kovaçevski në Top Tema intervistë në televizionin Telma, qymyri do të jetë parimor për nevojat e REK Bitola, por një pjesë e sasive do të mund të shfrytëzohen edhe për REC Oslomej, ndërsa mazuti është për termocentralin në Negotinë, ndërsa një pjesë e sasive janë edhe për Manastirin dhe Oslomejn. "Sot dakorduam për 12 muajt e ardhshëm të kemi dërgesë prej rreth 80.000 tonë qymyr në muaj, në mënyrë parimore për nevojat e REK Bitola, por një pjesë e sasive mund të shfrytëzohen edhe për REK Oslomej. Për 12 muaj duhet të sigurojmë një milion tonë qymyr me çmim konkurrues. Konsiderojmë se me këto sasi do t'i kënaqim sasitë e nevojshme të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike shtesë. Lidhur me mazutin, çmimi është i rregulluar. KRRE-ja e cakton çmimin dhe me atë çmim e blejmë. Sot biseduam për sasitë të cilat do të nevojiten nga nëntori deri në fund të prillit, për shtatë muaj. Në muaj do të na duhen 30.000 – 35.000 tonë ose gjithsej 250.000 tonë derisa të zgjasë sezoni i ngrohjes. Prej tyre 80-90 për qind do të jenë për termocentralin në Negotinë, por një pjesë e sasive janë edhe për në Manastir dhe Oslomej", tha drejtori. Ai përkujtoi se nga fundi i shkurtit dhe fillim të marsit të këtij viti është arritur marrëveshje për furnizimin e 144.000 tonë mazut dhe ai furnizim zgjatë deri në tetor. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR