• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Jam i sigurt se kemi shumicë qeveritare

Kovaçevski: Jam i sigurt se kemi shumicë qeveritare
Shkup, 28 shtator 2022 (MIA) - Jam i sigurt se kemi shumicë qeveritare, tha sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, ai theksoi se nuk mund t'i komentojë ngjarjet e brendshme në BDI. Lidhur me emërimet e drejtorëve që i bën Qyteti i Shkupit, Kovaçevski, siç përmendi, nuk ka kurrfarë pjesëmarrje. "Jam i sigurt se kemi shumicë qeveritare. Nuk mund të komentoj zhvillime të brendshme partiake në BDI, ndërsa lidhur me emërimet që i bën Qyteti i Shkupit, unë nuk kam asnjë pjesëmarrje", tha kryeministri. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR