• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Investojmë në infrastrukturë moderne rrugore për zhvillim të përgjithshëm ekonomik

Kovaçevski: Investojmë në infrastrukturë moderne rrugore për zhvillim të përgjithshëm ekonomik
Shkup, 26 nëntor 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi, sot kanë inspektuar në pjesën Krupishte - Koçan, që paraqet fazë të dytë të ndërtimit të rrugës së shpejtë Shtip – Koçan. Kryeministri Kovaçevski theksoi se punët ndërtimore zhvillohen me dinamikë të kënaqshme për këtë periudhë të vitit dhe deri në këtë moment kemi 96 për qind të realizimit. Shtoi se në pjesën lindore të shtetit rezultatet nga puna ishin veçanërisht të dukshme. Ministri Boçvarski vlerësoi se me ndërtimin e autostradës për në Koçan po ngrihet standardi i jetesës së mbi 170.000 banorëve të rajonit lindor, sepse siç tha ai po krijohen kushte të favorshme për zhvillim dhe lidhje rajonale. Drejtori i NP Rrugët shtetërore, Rustemi theksoi se rruga ekspres është me cilësi të lartë të ndërtimit. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR