• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Ekziston kërcënim real që të pengohet plani evropian dhe të dërgohet shteti në pasiguri dhe izolim

Kovaçevski: Ekziston kërcënim real që të pengohet plani evropian dhe të dërgohet shteti në pasiguri dhe izolim

Koçan, 23 nëntor 2022 (MIA) – Përfitimet nga BE-ja janë të mëdha dhe do të thonë ardhmëri të sigurtë, jetë më të mirë dhe rini më të pasur, të cilët jetën e tyre do ta ndërtojnë në shtëpi, në vendin e tyre dhe për këtë shkak gjithçka që bëjmë sot, bëjmë për të nesërmen e rinisë sonë, porositi sonte në tribunën “Fuqimisht dhe me vendosmëri drejt ardhmërisë”, në Koçan, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

“Por, në rrugën tonë evropiane ka një rrezik të madh dhe real. Ato janë E Majta dhe Dimitar Apasiev. Me popullizmin e rrezikshëm, me retorikën e tyre anti-BE dhe nxitëse, E Majta bëhet gjithnjë e më e fuqishme dhe më me ndikim”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se E Majta plotësisht i ka marrë si pengj VMRO-DPMNE-në dhe liderin e tyre Hristian Mickoski, i cili, siç tha, është i dobët, pa vizion dhe pa qëndrim.

“E Majta me veprimin e tyre u bë e djathtë, ndërsa Mickoski është në panikë dhe vetëm shikon të mos mbetet pas tyre”, shtoi Kovaçevski.

Sipas tij, pikërisht për këtë shkak Mickoski me krenari thotë se është vazhdimësi e Vanço Mihajllovit dhe bllokon ligje në Kuvend në mes të krizës dhe 100 milionë euro ndihmë për shtetin. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR