• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski - Donkel: Tani është momenti për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në

Kovaçevski - Donkel: Tani është momenti për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në
Shkup, 5 prill 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua me Filipe Donkelin, ambasador jorezident të Dukatit të Madh të Luksemburgut për vendin, i shoqëruar nga Petar Arsovski, konsull nderi i Luksemburgut në vendin tonë. Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, janë konfirmuar marrëdhëniet e  mira miqësore të Maqedonisë së Veriut dhe Luksemburgut dhe përcaktimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet. "Është përcjellë edhe përshëndetje  deri te kryeministri Kovaçevski nga kryeministri i Luksemburgut Ksavier Beteli dhe mbështetje e plotë të eurontegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është vlerësuar se shteti ynë në praktikë zbaton vlera evropiane, që e dëshmoi edhe me implementimin e politikave në linjë me Bashkimin Evropian, të cilat janë vendosur lidhur me gjendjen në Ukrainë. Gjithashtu konsiderohet se shteti ka bërë përparim të madh në proceset reformuese për një kohë të shkurtër,  që respektohet dhe për të cilën, siç është kumtuar, vazhdon mbështetja e fortë për hapjen e shpejtë të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në. Në këtë rast, bashkërisht është konstatuar se fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është[ në funksion të qëndrueshmërisë të Ballkanit Perëndimor dhe se tani është momenti për atë", thekson Qeveria. Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim për mbështetjen e madhe nga Luksemburgu dhe për miqësinë e sinqertë me Maqedoninë e Veriut e cila po intensifikohet. "Qeveria është e përkushtuar ndaj nevojave të qytetarëve dhe sfidave pas luftës në Ukrainë. Maqedonia e Veriut është njëqind për qind  në linjë me politikat e NATO-s dhe BE-së lidhur me luftën në Ukrainë dhe me këtë në anën e duhur të historisë. Bisedimet me kryeministrin bullgar Petkovin zhvillohen në në nivel parimor. Një  një pjesë të madhe kemi harmonizuar legjislacionin vendor me atë të evropian. Kjo tani duhet të valorizohet nga BE-ja, sepse është e rëndësishme edhe për rajonin edhe për BE-në", tha kryeministri Kovaçevski. Në takim është biseduar edhe për mundësitë për përparim të bashkëpunimit ekonomik me  Luksemburgun, me ç'rast kryeministri Kovaçevski theksoi në përparësitë për investim në vend. Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, i dërgoi ftesë kryeministrit të Lukse,burgut, Betelit për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR