• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kovaçevski - Bërnabiq: Serbia do të përfshihet drejt interkonektorit Maqedoni e Veriut - Greqi (PLT)

Kovaçevski - Bërnabiq: Serbia do të përfshihet drejt interkonektorit Maqedoni e Veriut - Greqi (PLT)

Beograd, 31 mars 2023 (MIA) - Takimet e sotme në Beograd janë konfirmim i fuqishëm për bashkëpunimin i cili është në nivelin më të lartë mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë prej kur u bëmë shtete të pavarura. Marrëdhëniet dypalëshe janë pa çështje të hapura, ndërsa bashkëpunimi është i gjithanshëm, theksoi sot në konferencë për media kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili është për vizitë zyrtare në Beograd.

Kovaçevski dërgoi porosi se kemi vullnet të fuqishëm politik që të vazhdojmë në kultivimin dhe thellimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit në të gjitha sferat.

"Trasuam rrugën për nisma të reja dhe për bashkëpunim të shkëlqyer në të ardhmen", tha Kovaçevski, duke theksuar rëndësinë e nismës "Ballkani i Hapur" dhe përfitimet të cilat qytetarët dhe ekonomia i kanë nga kjo nismë.

Në Beograd sot janë nënshkruar edhe memorandume për bashkëpunim në sferën e minierave dhe energjetikës, si dhe për qarkullim më të mirë të njerëzve dhe mallrave dhe sistem elektronik për pikëpagesat. 

Memorandumi për bashkëpunim në pjesën e energjetikës ka të bëjë me interkonektorin e gazit që do të ndërtohet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe në të cilin, sipas paralajmërimeve të sotme, do të përfshihet edhe Serbia.

Nisma "Ballkani i Hapur", sipas kryeministres serbe, ka kontribut në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes shteteve, ndërsa përmirësimet ekonomike janë pasojë direkte e kësaj nisme.

Gjatë muajit të ardhshëm duhet të harmonizohet edhe termini për mbledhjen e tretë të përbashkët të të dyja qeverive që do të mbahet në Serbi. 

Sot në Beograd, gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministrat e qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë nënshkruan disa dokumente dypalëshe, të cilat janë në drejtim të afrimit të mëtejshëm të vendeve, ekonomive dhe popujve tanë dhe rezultat i marrëveshjeve të nënshkruara për Ballkanin e Hapur.

Memorandumi i nënshkruar mes ministrave të Punëve të Brendshme të dy vendeve ka të bëjë me lehtësimin dhe përshpejtimin e qarkullimit të udhëtarëve dhe automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë.Të vetëdijshëm për nivelin e lartë të frekuentimit të automjeteve që krijohet në këtë pikë kufitare, ekipet e Ministrisë së Brendshme, sektorëve të TI-së dhe policive kufitare, administratave doganore si dhe ministrive të Transportit dhe Lidhjeve nga të dyja vendet kanë punuar prej disa muajsh për gjetjen e zgjidhjeve.Janë definuar disa lloje masash, zbatimi i të cilave do të përmirësojë, lehtësojë dhe përshpejtojë qarkullimin e pasagjerëve dhe automjeteve.Masat i referohen kryesisht infrastrukturës në terren dhe modelit të menaxhimit të përbashkët të kufirit.Memorandumi i dytë, i cili u nënshkrua në Beograd, ka të bëjë me një projekt për sistemet e rrjetëzimit për mbledhjen elektronike të pikëpagesave.Me intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe nivelit veçanërisht të lartë të lidhjes mes dy vendeve tona, numri i qytetarëve që udhëtojnë nga Maqedonia e Veriut në Serbi ose anasjelltas po rritet çdo ditë, por intensiteti i automjeteve dhe pasagjerëve që përdorin vendet tona si transit drejt vendeve të treta është shumë i madh.Në këtë drejtim, ne vazhdimisht po përmirësojmë infrastrukturën e autostradave dhe po ndërtojmë autostrada të reja, por po investojmë gjithashtu në zgjidhje digjitale që lehtësojnë udhëtimin duke rrjetëzuar sistemet elektronike në pikëpagesa.Me nënshkrimin e memorandumit, së shpejti të gjithë qytetarët e Serbisë me pajisjen TAG të instaluar do të mund të kalojnë pa ndalesë nëpër pikëpagesa në Maqedoninë e Veriut dhe e njëjta gjë do të vlejë edhe për qytetarët e vendit tonë kur të udhëtojnë nëpër Serbi.Memorandumi i tretë, i cili u nënshkrua sot në Beograd, ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e minierave dhe energjetikës.Me këtë memorandum tregojmë vullnetin tonë të përbashkët për të përforcuar marrëdhëniet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, në mënyrë që të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen ekonomike.Energjetika është shtyllë e ekonomisë dhe me këtë memorandum ndër të tjera inkurajohen dhe mbështeten investimet e përbashkëta nga të dyja vendet, veçanërisht për ndërtimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë, prodhimin e energjisë dhe ndërlidhjen e sistemeve të gazit dhe energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Kovaçevski gjithashtu theksoi përkushtimin dhe vullnetin e fuqishëm politik të Qeverisë sonë për të përforcuar dhe thelluar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësore me Republikën e Serbisë, në bashkëpunimin politik, ekonomik dhe në të gjitha aspektet tjera.
Kryeministri në Beograd kryeson delegacionin qeveritar në të cilin janë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski, ministri për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, si dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike Aleksandar Bajdevski.“Dy qeveritë tona janë të orientuara fuqishëm që të rrisin standardin ekonomik dhe social të qytetarëve dhe t'u mundësojnë komuniteteve të biznesit të punojnë në mënyrë cilësore dhe efikase dhe t'i realizojnë planet e tyre të biznesit brenda një kohe të arsyeshme.Bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve sjell zgjidhje cilësore në kriza të ndryshme, që është një nxitje e madhe për ne për të investuar edhe më fort për një Ballkan Perëndimor stabil dhe me prosperitet. Maqedonia e Veriut ka treguar se nuk devijon nga aspiratat e saj për të arritur qëllimet e saj strategjike, si në ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore ashtu edhe në përkushtimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Si shtet, ne jo vetëm që ndajmë parimet e politikës së jashtme të Unionit, por kemi arritur një shkallë të lartë të harmonizimit me qëndrimet e BE-së, që është një konfirmim se ndajmë edhe politikën e vlerave të Bashkimit Evropian”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në konferencën për shtyp në Beograd.Kovaçevski theksoi se fokus i qeverive duhet të mbetet Bashkimi Evropian, sepse aty përkasin vendet e Ballkanit Perëndimor.“Orientimi evropian i dy qeverive është i theksuar, ne jemi të vendosur fuqishëm që të mbrojmë interesat e vendeve tona, jemi të orientuar drejt reformave, të angazhuar në mënyrë aktive në marrëdhëniet ndërkombëtare, të gatshëm vazhdimisht për të kontribuar në bashkëpunimin ndërkombëtar në të gjitha fushat.Prandaj në vitet e fundit ne kemi qenë plotësisht të përkushtuar për të siguruar katër liritë evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor – marrim pjesë aktive në disa nisma serioze dhe thelbësore rajonale si Procesi i Berlinit, CEFTA, RYCO, RCC dhe të tjera, me të cilat ne ndërmarrim iniciativa të ndryshme për lëvizjen e lirë të njerëzve, produkteve, shërbimeve dhe mallrave në të gjithë vendet e rajonit. Pikërisht për këtë jemi iniciatorë dhe aktorë aktivë në nismën Ballkani i Hapur, të cilën qytetarët tanë e mirëpritën hapur dhe ky është një motiv i madh për ne”, deklaroi Kryeministri.Në kuadër të vizitës zyrtare u nënshkruan disa dokumente dypalëshe. Siç theksoi Kovaçevski, qytetarët dhe komunitetet e biznesit tashmë po e ndjejnë përfitimin e asaj që kanë ofruar qeveritë përmes të gjitha këtyre nismave.Nuk ka më roaming ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa që prej disa muajsh kamionët transportuese në vendkalimet kufitare Qafë Thanë dhe Tabanoc lëvizin me kohë minimale të pritjes, si pasojë e vendosjes së “Open Balkan korsi”.“Ndërlidhja e vendeve është për zhvillim më të madh të ekonomive tona, për të siguruar një treg të përbashkët rajonal dhe të vetëm pa kufizime, pa barriera, pa kufij dhe me një zhvillim të tillë afatgjatë mundësojmë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Unë jam veçanërisht i kënaqur që disa dokumente dypalëshe u nënshkruan nga dy qeveritë, të cilat rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara për Ballkanin e Hapur.Memorandumi i parë i bashkëpunimit është nënshkruar ndërmjet dy Ministrive të Brendshme dhe ka të bëjë me lehtësimin dhe përshpejtimin e qarkullimit të njerëzve, automjeteve dhe mallrave në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë; E dyta ka të bëjë me rrjetëzimin e sistemeve elektronike të pikëpagesave; E treta ka të bëjë me bashkëpunimin në miniera dhe energjetikë, që nënkupton shkëmbim të përvojave dhe aktiviteteve për zhvillimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve afariste në fushën e minierave dhe energjetikës”, deklaroi Kovaçevski.Kryeministri theksoi se përmes këtyre nismave, përmes bashkëpunimeve të tilla, ne tregojmë se jemi një rajon i me prosperitet dhe se fokusi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është përshpejtimi i integrimit evropian dhe kontributi që secili prej vendeve të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt. fc/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR