• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Është e papërgjegjshme të bllokohet shteti gjatë krizës, përmes dialogut të hapur të zgjidhet çështja për harmonizimin e pagave

Kovaçevski: Është e papërgjegjshme të bllokohet shteti gjatë krizës, përmes dialogut të hapur të zgjidhet çështja për harmonizimin e pagave
Shkup, 16 shkurt 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Ditarin në TV Sitel në pyetjen për kërkesën e opozitës dhe sindikatës për harmonizimin e pagave tjera, si dhe për pagën minimale, vlerësoi se është e papërgjegjshme të bllokohet një shtet në kohë krize, duke shtuar se qasja për zgjidhjen e kësaj çështje është e njëjtë si për pagën minimale, përmes një dialogu të hapur të realizueshëm me përfaqësuesit e të gjitha sindikatave. "Përmes këtij procesi kemi ardhur deri te vendimi që paga minimale të rritet në 18.000 denarë. Mendoj se kjo është dinjitoze në raport me qytetarët sepse çdo punëtor meriton të vlerësohet, mendoj se nuk mjaftojnë 18.000 denarë por megjithatë nëse e shikojmë këtë Qeveri dhe politikën e saj, paga minimale kur LSDM e mori Qeverinë ishte 9.000 denarë, disa industri edhe nën 9.000 denarë – tani kemi 100% rritje të pagës minimale", theksoi Kovaçevski. Ai e vlerësoi vendimin për rritjen e pagës minimale në 18.000 si dëshminë më të mirë të politikës ekonomike të udhëhequr nga kjo Qeveri, e cila synon rritjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe shmangien e shpenzimeve të parave për shpenzime joproduktive, nga të cilat asnjëra nuk ka asnjë përfitim. Duke nënvizuar se me zgjidhjen e propozuar për pagën minimale, 17.000 të punësuar në sektorin publik do të kenë rritje të pagës minimale në një nivel të ri prej 18.000 denarëve, kryeministri Kovaçevski përkujtoi se në vitet e fundit kjo Qeveri i ka rritur pagat në shumë sektorë të vendit. Kovaçevski theksoi se sipas shembullit të përfshirjes së modelit për rritjen e pagës minimale, kanë filluar edhe konsultimet dhe analizat për rritjen e pensioneve, të cilat me harmonizimin e rregullt ekzistues bëhet dy herë në vit. Metodologjia e re për harmonizimin e pensioneve, tha Kovaçevski, do të shpallet sapo të përfundojnë konsultimet me të gjitha palët e interesit dhe shoqatat e pensionistëve, ndërsa ligjin e parashtruar nga opozita e vlerësoi si populizëm dhe zgjidhje paushale që nuk bazohet në analiza realiste. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR