• e shtunë, 15 shkurt 2025

Kostoja e jetesës në muajin janar ishte më e lartë me 4,9 për qind në bazë vjetore, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me 5,2 për qind

Kostoja e jetesës në muajin janar ishte më e lartë me 4,9 për qind në bazë vjetore, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me 5,2 për qind

Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA) - Indeksi i kostos për jetesë në janar të vitit 2025, krahasuar me muajin janar të vitit 2024, shënon rritje për 4,9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje për 5,2 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në janar 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024, është 0,2 për qind.

Rritja e inflacionit në janar të vitit 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në këto grupe: Mallra dhe shërbime të ndryshme për 1,6 për qind, Mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje për shtëpi për 1,5 për qind, Restorante dhe hotele për 0,7 për qind, Ushqime dhe pije joalkoolike, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë dhe Rekreacion dhe kulturë për 0,1 për qind.

Në janar 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, rënie e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: Transport për 0,9 për qind, Komunikacioni për 0,4 për qind, dhe Veshje dhe këpucë për 0,2 për qind.

Kostoja e jetesës në grupet: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, Shëndetësi dhe Arsim mbeten në të njëjtin nivel si muajin paraprak.

Indeksi i çmimeve me pakicë janar të vitit 2025 krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024 shënon ulje për 0.4 për qind. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR