• e premte, 05 dhjetor 2025

Kostadinov ia dorëzoi funksionin kryetarit të ri PetarJankovit

Kostadinov ia dorëzoi funksionin kryetarit të ri PetarJankovit

Strumicë, 27 tetor 2025 (MIA) - Me vendosjen e emblemës në Strumicë, kryetari aktual i Strumicës, Kostadin Kostadinov, ia dorëzoi funksionin të sapozgjedhurit Petar Jankov, me çka prej sot ai dhe zyrtarishr është kryetar i Strumicës, pasi që paradite nga KKZ-ja iu dorëzua dhe certifikata. 

Në deklaratë për mediat, Jankov theksoi se në periudhën e ardhshme, siç është premtuar në programin zgjedhor, i dedikohet punës së ndershme dhe të përkushtuar për Strumicën. 

"Këto ditë janë planifikuar takime me udhëheqësit dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, për të diskutuar situatën në të cilën ndodhemi dhe në cilin drejtim do të ecim përpara", tha Jankov. 

Kryetari i mëparshëm, Kostadin Kostadinov, i uroi Jankovit punë të suksesshme. 

"Unë sot në emrin tim personal dua ta uroj pasardhësin tim politik si kryetari i Komunës së Strumicës, Petar Jankov, t'i uroj mandat të frytshëm dhe të suksesshëm, si dhe t'i uroj shumë guxim, këmbëngulje dhe më e rëndësishmja nga të gjitha durim dhe anatomi në marrjen e vendimeve të cilat besoj dhe jam optimist se do të jenë për të mirën e të gjithëve në Komunën tonë të Strumicës", deklaroi Kostadinov. 

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të komunës së Strumicës, Petar Jankov fitoi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale me më shumë se pesë mijë vota dallim para kandidatit të LSDM-së, Marjan Daskallovski dhe pas 20 vitesh partia në pushtet ka kryetarin e vet në komunë dhe shumicën në Këshillin e Strumicës. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR