• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kosova parashtroi kandidaturën për nikoqire të Lojërave mesdhetare2030

Kosova parashtroi kandidaturën për nikoqire të Lojërave mesdhetare2030

Prishtinë, 4 prill 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kumtoi sot se Kosova zyrtarisht parashtroi kandidaturë për organizim të Lojërave sportive mesdhetare nën slloganin "Prishtina 2030".

Kurti, pas takimit me kryetarin e Komitetit olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqin, tha se organizimi i Lojërave mesdhetare 2030 do të jetë "moment historik në zhvillimin e sportit lokal", por edhe më shumë se kjo, sepse Lojërat e vetme mesdhetare në të kaluarën në Ballkan ishin organizuar nga ish-Jugosllavia në vitin 1979 në Split.

Lojërat mesdhetare 2030 do të jenë edicioni i 21-të i këtij manifestimi sportiv ku do të garojnë 26 shtete nga tre kontinente të cilat e rrethojnë Detin Mesdhe.

Duke folur në konferencën për shtyp në Prishtinë, kryeministri i Kosovës theksoi se, edhe pse Kosova nuk ka dalje në det, të gjitha sportet në ujë do të mbaheshin në bregdetin shqiptar për çka është arritur marrëveshje me Tiranën zyrtare. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR