• e premte, 22 nëntor 2024

Kosova për tre vjet ka blerë armatim në vlerë prej 250 milion euro

Kosova për tre vjet ka blerë armatim në vlerë prej 250 milion euro

 Prishtinë, 17 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci tha se qeveria aktuale në tre vitet e fundit ka blerë armatim në vlerë prej 249 milionë euro, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

 Në intervistën e sotme për televizionin Klan Kosova, Maqedonci deklaroi se në këtë shumë nuk është përfshirë buxheti për forcat e armatosura të Kosovës për vitin 2024.

 "Furnizimet janë të orientuara sipas konceptit të blerjes shtet me shtet. Do të thotë, investimet janë kryer në bashkëpunim me ministrit relevante të vendeve të NATO-s për të cilën dakorduam furnizime, ndërsa sipas standardeve të NATO-s, pasi ne jemi qartë të orientuar drejt anëtarësimit në Aleancë dhe në Bashkimin Evropian", tha Maqedonci. 

 Ai shtoi se furnizimet janë bërë në bazë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR