Kosovë: Vetëvendosja e konfirmon se do të shkojë në takimin konsultativ te presidentja Osmani
- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot ka konfirmuar se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, do të marrë pjesë në takimin i cili më 15 maj është thirrë nga presidentja Vjosa Osmani, për konsulta me partitë për "zhbllokim të ngërçit politik".
- Post By Qefsere Abduli
- 15:13, 13 maj, 2025
Prishtinë, 13 maj 2025 (MIA) - Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot ka konfirmuar se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, do të marrë pjesë në takimin i cili më 15 maj është thirrë nga presidentja Vjosa Osmani, për konsulta me partitë për "zhbllokim të ngërçit politik".
“Vetëvendosja ka marrë ftesë dhe besoj se përgjigja është pozitive lidhur me pjesëmarrjen në takim. Takimi nënkuptohet se është për konstituim të Kuvendit sepse zyra e presidentes nuk mund të përdoret për marrëveshje politike, por që të diskutohet për këtë proces i cili aktualisht po dështon”, deklaroi ajo.
Lila përsëri i akuzoi partitë opozitare se e kanë bllokuar punën në parlament për shkak se as sot nuk votuan për komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Një ditë më parë, edhe nga Partia Demokratike e Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konfirmuan se do t'i përgjigjen thirrjes së Osmanit.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën në fillim të muajit shkurt, por Kuvendi i Kosovës nuk ishte konstituuar as në përpjekjen e 14-të. qa/
Foto: Vetëvendosje në Fejsbuk