• e premte, 05 dhjetor 2025

Kosovë: Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit, seanca vazhdon të shtunën

Kosovë: Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit, seanca vazhdon të shtunën

Prishtinë, 17 korrik 2025 (MIA) - Edhe sot, në përpjekjen e 48-të, deputetët nuk arritën të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, sepse as këtë herë nuk u formua një komision i fshehtë votimi për Kryetarin e Kuvendit.

Nga 100 deputetë të pranishëm, për formimin e komisionit votuan 51 deputetë.

Para votimit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, kërkoi të marrë fjalën, por Kryetari i Kuvendit, Avni Dehari, i kërkoi atij të largohej nga foltorja dhe urdhëroi shërbimin që t’ia fikte mikrofonin. E njëjta gjë ndodhi edhe me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, dhe deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Seanca e ardhshme e 49-të, e seancës konstituive është planifikuar për të shtunën, më 19 korrik. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR