• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KOSM kërkon mbledhje urgjente të Këshillit social-ekonomik

KOSM kërkon mbledhje urgjente të Këshillit social-ekonomik
Shkup, 13 gusht 2022 (MIA) - Konfederata e organizatave sindikaliste të Maqedonisë (KOSM) kërkon nga Qeveria urgjentisht të mbahet mbledhje e Këshillit social-ekonomik. Sipas KOSM-së, shkak për kërkesën e këtillë është gjendja aktuale "e cila është e papërballueshme për shkak të shpenzimeve enorme të rritura për jetë". Nëse nuk plotësohen kërkesat për mbledhje urgjente, KOSM paralajmëron se do të mbajë grevë. Kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë dhe koordinues i përgjithshëm kryesor të sindikatave të pavarura në Maqedoni, Goce Dellçev Todev tha se nga maji i këtij viti është tejet i madh numri i qytetarëve të cilët e braktisin vendin, posaçërisht nga sektorët e policisë, shëndetësisë dhe arsimit. Vlerësim i KOSM është se në vit, nga vendi largohen pesë për qind e të punësuarve në arsim. "U bëjmë thirrje edhe sindikatave të tjera në nivel nacional, të ulemi dhe bashkarisht të sjellim qëndrim. Nëse na bashkangjiten, do të jemi akoma më të fuqishëm si punëtorë. Nëse nuk duan t'i bashkangjiten nismës sonë, ne tashmë sollën vendim. Do të mbajmë greva dhe protesta, ndërsa për datën do të njoftojmë plotësisht", theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i KOSM-së, Marjan Risteski. Sipas KOSM-së, qytetarët janë varfëruar dhe nuk mund të mbijetojnë sepse gjithçka është shtrenjtuar, ndërsa rrogat janë në nivel të njejtë, përderisa Qeveria po bën shpenzime joproduktive. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR