• e premte, 06 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Koshta: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është investim gjeopolitik për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në Evropë

Koshta: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është investim gjeopolitik për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në Evropë

Bruksel, 14 prill 2025 (MIA) - Zgjerimi ndaj Ballkanit Perëndimor është një prioritet i qartë politik për Bashkimin Evropian dhe është pasqyrim i përkushtimit të vërtetë të BE-së për rajonin dhe investimi më i rëndësishëm gjeopolitik për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në kontinentin evropian, tha sot kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, gjatë pritjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel duke paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rama sot po qëndron në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare paraqasëse BE-Shqipëri ku do të hapet klasteri “Tregu i brendshëm” i procesit të negociatave të Tiranës për anëtarësimin në bllok që ndër të tjera përfshin kapitujt për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të punës, të drejtën për të krijuar kompani dhe lirinë për të ofruar shërbime.

"Është vërtet inkurajuese të shohësh përparimin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugë. Sot hapim një klaster të ri dhe ambicia jonë është të hapim më shumë negociata sipas klasterëvve këtë vit, sepse kemi një orar shumë konkret dhe duam ta realizojmë”, tha Koshta.

Sipas tij, kjo është shumë domethënëse për Bashkimin Evropian dhe për Shqipërinë, por është gjithashtu një sinjal shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin, sepse mënyra më e mirë për të siguruar prosperitet, paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor është aderimi në Bashkimin Evropian.

“Prandaj do ta vizitoj rajonin në mes të majit, do të vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të avancojmë bashkëpunimin dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të patur një rezultat të mirë në këtë proces të qasjes”, tha kryetari i Këshillit Evropian.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s në Bruksel, Koshta shton se takimi me Ramën është gjithashtu një mundësi e mirë për të diskutuar për samitin e ardhshëm të Komunitetit politik evropian i cili do të mbahet në Tiranë më 16 maj.

“Evropa është më shumë se Bashkimi Evropian dhe më shumë se kurrë është e rëndësishme që të jemi të gjithë të bashkuar, sepse të bashkuar jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Evropë më të fortë”, nënvizon Koshta.

Rama nga ana tjetër tha se vlerëson kujdesin që Koshta i kushton Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë.

Ai shton se me Koshtën përveç Konferencës së katërt ndërqeveritare, do të diskutojnë edhe për Samitin e Komunitetit politik evropian për të cilin tha se është një ngjarje e rëndësishme mbi zhvillimet aktuale të ngjarjeve, si dhe situatën në rajon.

“Në përgjithësi jam i inkurajuar nga ky zhvillim i ngjarjeve dhe jemi plotësisht të përkushtuar për të përmbushur planin për të përfunduar negociatat rreth anëtarësimit deri në vitin 2027”, thekson Rama.

Foto: skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR