Koshta paralajmëroi Samit të jashtëzakonshëm të BE-së kushtuar ngjarjeve rreth Grenlandës
- – Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta mbrëmë në një publikim në Iks paralajmëroi se në ditët në vijim do të thirr Samit të jashtëzakonshëm të BE-së kushtuar zhvillimit më të ri të ngjarjeve rreth Grenlandës.
- Post By Fitore Curri
- 09:56, 19 janar, 2026
Bruksel, 19 janar 2026 (MIA) – Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta mbrëmë në një publikim në Iks paralajmëroi se në ditët në vijim do të thirr Samit të jashtëzakonshëm të BE-së kushtuar zhvillimit më të ri të ngjarjeve rreth Grenlandës.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e ngjarjeve të fundit dhe me qëllim të koordinimit të mëtutjeshëm, vendosa të thirr mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Evropian në ditët në vijim”, bëri të ditur Koshta në publikim.
Sipas burimeve në Këshillin Evropian, mendohet që Samiti sipas gjitha gjasave të mbahet të enjten me prani fizike të shefave të shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së.
Koshta në publikim thekson edhe se konsultimet e tij me liderët e vendeve anëtare të BE-së për tensionet më të reja rreth Grenlandës e konfirmuan unitetin e Unionit për respektimin e parimeve të të drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar dhe për mbështetje dhe solidaritet me Danimarkën dhe Grenlandën.
Vendet anëtare, sipas Koshtës, e konfirmuan edhe përkushtimin e fuqishëm të njohjes së interesit të përbashkët transatlantik për paqe dhe siguri në Arktik, veçanërisht përmes punës në kuadër të NATO-s dhe e treguan vlerësimin e përbashkët se doganat do të minonin marrëdhëniet transatlantike dhe janë të papajtueshme me marrëveshjen tregtare ndërmjet BE-së dhe SHBA-së.
Koshta në publikim shton edhe se liderët e konfirmuan gatishmërinë e tyre që të mbrohen nga çdo lloj forme e detyrimit dhe të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me SHBA-në për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.
Paraprakisht dje, zëvendëskryeministri belg dhe ministër i Punëve të Jashtme, Maksim Prevo paralajmëroi se sot sipas gjitha gjasave do të mbahet takim i shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së “që të bisedojnë për formulimin e përgjigjes së përbashkët evropiane” të ngjarjeve më të reja rreth Grenlandës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s