• e enjte, 04 dhjetor 2025

Koshta: Paqja në Ukrainë nuk është interes vetëm i Kievit dhe Evropës, por edhe i komunitetit global

Koshta: Paqja në Ukrainë nuk është interes vetëm i Kievit dhe Evropës, por edhe i komunitetit global

Nju Jork, 24 shtator 2025 (MIA) - Arsyeja e vetme thelbësore për luftën në Ukrainë është refuzimi i Rusisë për të pranuar të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur të ardhmen e saj, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Antoi Koshta para Këshillit të Sigurimit të KB-së në Nju Jork. 

"Paqja në Ukranë nuk është vetëm interesi i Ukrainës. Nuk është vetëm interesi i Evropës. Ky është interes i komunitetit global. Nëse e pranojmë invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës, asnjë vend më asnjëherë nuk do të jetë i sigurtë", theksoi mbrëmë Koshta gjatë fjalimit në seancën e Këshillit të Sigurisë kushtuar situatës në Ukrainë. 

Sipas Koshtë, në këtë luftë Ukraina po lufton për vetë parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara – sovranitetin, integritetin territorial, respektimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht dhe të drejtën për të zgjedhur fatin e saj.

Ai gjithashtu e ftoi edhe komunitetin ndërkombëtar të përfshihet aktivisht në përpjekjet paqësore, me respekt të plotë për Kartën e KB-së, duke shtuar se dëshiron ta sheh edhe Kinën, një tjetër anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, që të kontribuon në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Koshta njoftoi edhe se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ushtroj prsion ndaj Rusisë përmes sanksioneve për t'i dhënë fund agresionit edhe për të siguruar paqe të përhershme me garanci konkrete të sigurisë për Ukrainën. 

"Për t'i përmbushur aspiratat e popullit ukrainas, do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Koha për paqe është tani. Dhe tani është koha që Rusia ta ndalë këtë agresion", përfundoi Koshta në fjalimin e tij.  qa/

Foto: Këshilli Evropian

QËNDRONI TË LIDHUR