• e enjte, 29 janar 2026

Koshta për marrëveshjen tregtare BE-Indi: Ky është një moment historik, hapim kapitull të ri në marrëdhëniet tona

Koshta për marrëveshjen tregtare BE-Indi: Ky është një moment historik, hapim kapitull të ri në marrëdhëniet tona

Nju Delhi, 27 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, sot e vlerësoi lidhjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për tregti të lirë mes BE-së dhe Indisë si një moment historik.

"Hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet tona - në tregti, siguri, marrëdhënie ndërnjerëzore", tha Koshta.

Me këtë, tha ai, ata dërgojnë një mesazh të qartë për botën: në kohën kur rendi global po ndryshon rrënjësisht, Bashkimi Evropian dhe India qëndrojnë së bashku si partnerë strategjik dhe të sigurt.

Koshta shtoi se kjo marrëveshje, që përfshin një treg nga më shumë se dy miliardë njerëz, paraqet një nga marrëveshjet tregtare më ambicioze të nënshkruara ndonjëherë, që plotësisht do t'i përforcojë lidhjet ekonomike dhe strategjike mes BE-së dhe Indisë.

Ai tha se tregtia është bazë e rritjes ekonomike globale dhe stabilitetit gjeopolitik dhe se kjo marrëveshje do të kontribuojë për rritje të prosperitetit të ndërsjellë.

"Tregtia mes dy kontinenteve tona zhvillohet me shekuj. Tregtia është një stabilizues i rëndësishëm gjeopolitik. Dhe burim themelor i rritjes ekonomike. Marrëveshjet tregtare e përforcojnë rendin demokratik të bazuar në rregulla dhe e promovojnë prosperitetin e përbashkët. Prandaj Marrëveshja e sotme për tregti të lirë është nga vlera historike", tha ai.

Koshta, gjithashtu, theksoi se BE-ja dhe India, si demokratët më të mëdhenj në botë, kanë përgjegjësi ta mbrojnë të drejtën ndërkombëtare, duke e respektuar Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe të kontribuojnë për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, publikoi Këshilli Evropian. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR