Koshta: Operacioni i Izraeit në Rripin e Gazës më nuk është vetëmbrojtje
- Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në intervistë për gazetën franceze "Grand kontinent" (Le Grand Continent) deklaroi se aksioni ushtarak i Izraelit në Gazë më nuk është vetëmbrojtje.
- Post By Besnik Shuki
- 20:29, 22 shtator, 2025
Bruksel, 22 shtator 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në intervistë për gazetën franceze "Grand kontinent" (Le Grand Continent) deklaroi se aksioni ushtarak i Izraelit në Gazë më nuk është vetëmbrojtje.
"Me fjalë nuk mund të përshkruhet tragjedia humanitare në Gazë. Përdorimi i urisë si armë lufte është i papranueshëm. Izraeli duhet të dakordohet për armëpushim, të lejojë ndihmën humanitare të hyjë në Gazë dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar. Po ashtu, ai duhet të ndalojë aktivitetet e paligjshme të kolonëve në Bregun Perëndimor (gjithashtu palestinez). Atë që Izraeli e dëshiron është të minojë qëndrueshmërinë e një shteti palestinez", tha Koshta.
Ai theksoi se vija e kuqe për Evropën është shpëngulja e palestinezëve dhe se kjo nuk duhet të ndodhë.
"Pas dy viteve lufte, dhjetëra mijëra vdekjesh dhe shkatërrimesh të tmerrshme në Gazë, Hamasi ka ruajtur aftësitë e tij operacionale. Ekzistojnë dy mundësi për këtë situatë: ose operacioni ishte i pasuksesshëm, sepse dështoi të shkatërronte Hamasin, ose qëllimi i vërtetë ishte diçka tjetër...Shkatërrimi i Gazës me qëllim parandalimin e çdo bashkëjetese paqësore me palestinezët në shtet sovran", theksoi Koshta.
Në intervistë, kryetari i BE-së u përëqndrua edhe në prioritetet aktuale të BE-së - mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë. Sipas Koshtës, presidenti rus Vlladimir Putin po tregon "ambicie të qarta imperialiste", si në ish-Bashkimin Sovjetik dhe nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, kjo do të ishte një "kërcënim i tmerrshëm për tërë Evropën".
Koshta komentoi gjithashtu marrëdhëniet me Uashingtonin, duke theksuar se SHBA-ja është partner i rëndësishëm ekonomik me një treg shumë të fuqishëm për kompanitë evropiane dhe vend me lidhje shumë të forta me kontinentin evropian.
"Negociatat me SHBA-në nuk janë vetëm për tregtinë. Ato kanë pasur tre aspekte: mbrojtjen, Ukrainën dhe tregtinë", tha Koshta. bsh/
foto: EPA