• e enjte, 19 qershor 2025

Koshta në Tiranë doli me momentum të ri për zgjerimin e BE-së - konsekuencë dhe besim

Koshta në Tiranë doli me momentum të ri për zgjerimin e BE-së - konsekuencë dhe besim

Tiranë, 16 maj 2025 (MIA) - Kreu i Këshillit evropian, Antonio Koshta, mbrëmë vonë, para darkës joformale që e organizoi për pjesëmarrësit e Samitit të Komunitetit politik evropian në Tiranë nga Ballkani Perëndimor, në platformën X kumtoi se ka momentum të ri në zgjerimin e Bashkimit Evropian.

"Përpjekjet e mëtutjeshme për përparim drejt inkaudrimit duhet të udhëhiqen nga parimet fundamentale: konsekuenca dhe besimi".

"Konsekuencë - nga ana e BE-së në mirëmbajtjen e zgjerimit në krye të agjendës së vet politike.  Dhe konsekuencë nga ana e partnerëve në harmonizimin me vlerat tona dhe zbatimin e reformave. Besimi - ky mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut të hapur. Përbrenda, mes partnerëve në rajon dhe me institucionet e BE-së dhe vendeve-anëtare", shkroi Koshta. ab/

Foto: Koshta Х

 

QËNDRONI TË LIDHUR