Koshta: Mandati aktual i institucioneve evropiane do të jetë mandat i zgjerimit të BE-së
- Mandati aktual i institucioneve evcropiane kemi vendosur që të jetë mandat i zgjerimit të BE-së me Ukrainën, Moldavinë, Ballkanin Perëndimor, e ndoshta edhe me Gjeorgjinë, deklaroi sot kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në konferencën për shtyp në fund të vizitës së një grupi të liderëve evropianë në Kiev me rastin e trevjetorit të fillimit të pushtimit rus ndaj Ukrainës.
- Post By Besnik Shuki
- 18:58, 24 shkurt, 2025

Kiev, 24 shkurt 2025 (MIA) - Mandati aktual i institucioneve evcropiane kemi vendosur që të jetë mandat i zgjerimit të BE-së me Ukrainën, Moldavinë, Ballkanin Perëndimor, e ndoshta edhe me Gjeorgjinë, deklaroi sot kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në konferencën për shtyp në fund të vizitës së një grupi të liderëve evropianë në Kiev me rastin e trevjetorit të fillimit të pushtimit rus ndaj Ukrainës.
"Zgjerimi është proces i bazuar në merita dhe i përmbahemi asaj me Komisonin Evropian dhe vendet e ndryshme kandidate", tha Koshta.
Ai theksoi se BE-ja është e përkushtuar në procesin e zgjerimit, prej këtu ka shprehur bindje se të gjithë së bashku - vendet anëtare, Komisioni Evropian, Ukraina dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor do të punojnë me mund për zbatimin e reformave të domosdoshme për anëtarësim.
"Është impresive të shihet se çfarë ka bërë Ukraina deri tani. Në fakt, Ukraina po shkruan një doracak të ri se si të zbatohen reformat në kushte lufte. Kjo është e vështirë të imagjinohet", tha Koshta, duke shtuar se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të ishte garancia më e rëndësishme e sigurisë për të ardhmen e vendit.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, nga ana e saj, theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së ka qenë gjithmonë i bazuar në parimin e meritës dhe në thelb kjo do të thotë se ka disa detyrime dhe reforma që duhet të kryhen dhe zbatohen, gjë që është e mirë, si për Bashkimin Evropian, ashtu edhe për vendet kandidate.
Fon der Lajen theksoi se për zbatimin e këtyre nevojitet vullnet politik dhe kur bëhet fjalë për Ukrainën, nëse vazhdon me ritmin aktual të zbatimit të tyre, ajo mund të jetë e gatshme për anëtarësim në BE edhe para vitit 2030.
"Unë kam qenë dëshmitare e shumë proceseve të anëtarësimit, por jam thellësisht e impresionuar nga shpejtësia dhe cilësia me të cilën Ukraina po reformohet dhe po ndërmerr të gjithë hapat e nevojshme të vështira, derisa lufton për mbijetesë. Kjo është vërtet impresive. Këtu kemi një shembull të meritës më të madhe, cilësisë më të lartë dhe zbatimit të shpejtë", tha Fon der Lajen, duke u bërë thirrje të gjithëve të punojnë shumë dhe të shfrytëzojnë momentin aktual në procesin e zgjerimit. bsh/
Foto: EPA