• e premte, 05 dhjetor 2025

Koshta: E kemi përforcuar mbrojtjen evropiane, por duhet të bëjmë edhe më shumë

Koshta: E kemi përforcuar mbrojtjen evropiane, por duhet të bëjmë edhe më shumë

Strasburg, 9 korrik 2025 (MIA) - Kemi arritur përparim të konsiderueshëm në përforcimin e mbrojtejes, por mundemi dhe duhet të bëjmë edhe më shumë, duke vepruar së bashku si evropianë, porositi sot kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në fjalimin e tij në debatit në Parlamentin Evropian, kushtuar rezultateve nga Samiti i qershorit të BE-së. 

"Pushtimi rus në Ukrainë ishte thirrje për zgjuarje për Evropën. Kjo tregon se paqja pa mbrojtje është iluzion. NATO është i domosdoshëm. Por, Bashkimi Evropian ka vlera qartë të shtuara, në fakt ka një rol themelor dhe është gati të marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha", theksoi Koshta.

Ai theksoi se në kushte të tilla, BE-ka u mundëson vendeve anëtare hapësirë më të madhe fiskale dhe fonde për shpenzimet në mbrojtje, përmirësoi shpenzimet, përmes standardizimit dhe furnizimit të përbashkët dhe ka inkurajuar hulumtimin dhe inovacionet në mbrojtje.

Sipas tij, së bashku me rritjen dhe përmirësimin e shpenzimeve, BE-ja duhet të punojë edhe ne implementimin e sistemit të përbashkët në mbrojtje, duke investuar në kapacitete strategjike, siç është mbrojtja ajrore, siguria detare, Hapësira ose hapësira kibernetike.

"Nuk flas për Armatën evropiane. Po flas për mallrat e përbashkëta të menaxhuara nga armatat tona kombëtare, sipas planit të përbashkët. Kanë kaluar ditët e diskutimeve të kota për rolet e BE-së dhe NATO-s në ndërtimin e 'Evropës në mbrojtje'. Tani është qartë se përforcimi i mbrojtjes evropiane është mënyra më e mirë për ruajtjen e një aleance të qëndrueshme transatlantike", tha Koshta. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR