Koshta dhe Mecola e përshëndetën marrëveshjen për Gazën
- Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Mecola e përshëndetën marrëveshjen për fazën e parë të planit paqësor të presidentit amerikan Donald Tramp për Gazën.
- Post By Sara Ademi
- 10:37, 9 tetor, 2025
Bruksel, 9 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Mecola e përshëndetën marrëveshjen për fazën e parë të planit paqësor të presidentit amerikan Donald Tramp për Gazën.
"Implementimi i tij hap rrugën për lirimin e shumëpritur të pengjeve izraelite, ndërpresjes së zjarrit në Gaza dhe fund të krizës së rëndë humanitare në terren. I përshëndes përpjekjet diplomatike të SHBA-së, Egjiptit, Katarit dhe Turqisë në mundësimin e këtij progresi të madh. Ko është një mundësi e rëndësishme që duhet të shfrytëzohet dhe të vendosen themelet për paqe të përhershme, të bazuar në një zgjidhje me dy shtete", shënoi Koshta në X.

"Pas 733 netësh të gjata, pak orë më parë në Egjipt u arrit një marrëveshje që më në fund do të lirojë pengjet e mbetura dhe do të vendosë një armëpushim në Gaza", shkroi Mecola në X dhe përshëndeti përpjekjet e Trampit, SHBA-së, Egjiptit, Katarit dhe Turqisë për të arritur marrëveshjen.
"Tani duhet të respektohet dhe të zbatohet. Ky është një moment vendimtar për paqen dhe rindërtimin në Lindjen e Mesme dhe hap një rrugë që mund të thyejë më në fund ciklin ndërgjeneracional të dhunës, vuajtjeve dhe terrorit që ka pllakosur rajonin. U jep shpresë të gjithë atyre në Gaza që kërkojnë një të ardhme paqësore dhe familjeve të pengjeve që ende enden nëpër tunelet e Hamasit", theksoi ajo. sa/