• e mërkurë, 28 janar 2026

Koshta dhe Fon der Lajen për vizitë në Indi

Koshta dhe Fon der Lajen për vizitë në Indi

Bruksel, 26 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen qëndrojnë në Indi ku do të jenë mysafirë kryesor të festave të sivjetme të Ditës së Republikës së Nju Delhit dhe do të marrin pjesë në Samitin e 16-të BE-Indi.

Koshta dhe Fon der Lajen do të marrin pjesë në parakalimin dhe manifestimet tjera me rastin e 77-të vjetorit të Ditës së Indisë, nikoqir i së cilës do të jetë presidenti indian Draupadi Murmu.

Liderët e Unionit nesër do të marrin pjesë në Samitin BE-Indi i cili do të jetë mundësi për ndërtimin e partneritetit strategjik dypalësh, thellimin e lidhjeve mes dy demokracive më të mëdha në botë dhe të kontribuojë për përforcim shtesë të bashkëpunimit në fushat politike kyçe, para se gjithash në tregti dhe mbrojtje.

Në Samit pritet të bisedohet edhe për marrëveshjen për tregti të lirë, harmonizimi i së cilës është në fazën përfundimtare  pothuajse pas dy dekadash. Me marrëveshjen e tillë, të quajtur "nëna e të gjitha marrëveshjeve", do të krijonte një treg prej dy miliardë njerëzish, do të hiqeshin dhe do të sigurohej furnizimi i ndërsjellë i materialeve dhe produkteve kryesore.

Liderët do të bisedojnë edhe për çështjet rajonale dhe globale, veçanërisht për vlerën e sistemit multilateral efikas, për një rajon të lirë dhe prosperitar Indo-paqësor, për luftën në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Përveç kësaj, pritet BE-ja dhe India të lidhin edhe Partneritet për sigurinë dhe mbrojtjen e zgjerimit të bashkëpunimit në industrinë mbrojtëse, sigurinë detare, lidhshmërinë e sigurisë dhe Hapësirën.

Në përbërje të delegacionit të BE-së që qëndron në Indi janë edhe përfaqësuesja e lartë për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Kaja Kalas dhe eurokomisari për tregti dhe siguri ekonomike Marosh Shefçoviq.

Siç njoftoi Komisioni Evropian, gjatë qëndrimit në Nju Delhi, Fon der Lajen do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të Qeverisë indiane dhe komunitetit afarist. sa/

Foto: EBS/Iks

QËNDRONI TË LIDHUR