Koshta: BE-ja nuk do të heqë dorë nga përkrahja për Ukrainën
- Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në Konferencën e Sigurisë në Mynih deklaroi se Bashkimi Evropian nuk do të heqë dorë nga përkrahja për Ukrainën, si në negociatat, ashtu edhe për garancat e sigurisë dhe rimëkëmbjen e vendit.
- Post By Besnik Shuki
- 15:37, 15 shkurt, 2025

Mynih, 15 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në Konferencën e Sigurisë në Mynih deklaroi se Bashkimi Evropian nuk do të heqë dorë nga përkrahja për Ukrainën, si në negociatat, ashtu edhe për garancat e sigurisë dhe rimëkëmbjen e vendit.
Koshta tha se siguria e Ukrainës dhe Evropës nuk mund të ndahen, pasi kërcënimi rus i tejkalon kufijtë e Ukrainës, njoftoi Këshilli Evropian.
"Ai potencoi se lufta në Ukrainë e ka ndryshuar Bashkimin Evropian, i cili menjëherë i ka ofruar ndihmë Ukrainës, duke përfshirë përkrahje humanitare, ekonomike dhe ushtarake dhe sanksione kundër Rusisë. bsh/