Koshta: BE-ja është një projekt paqësor, por paqja pa mbrojtje është një iluzion
- Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, sot tha se Bashkimi Evropian është një projekt paqësor, por paqja pa mbrojtje është një "iluzion".
- Post By Sara Ademi
- 09:48, 6 maj, 2025
Madrid, 6 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, sot tha se Bashkimi Evropian është një projekt paqësor, por paqja pa mbrojtje është një "iluzion".
Në një intervistë për emisionin spanjoll "Sot për sot", ai tha se BE-ja duhet të ruajë marrëdhëniet me SHBA-në, sepse, siç vlerësoi, alternativa është "kaosi".
"Ideja për tarifat është një tragjedi ekonomike. Është e keqe për ne, por ende më e keqe për ekonominë amerikane. Po përpiqemi të shmangim një luftë tarifore", tha Koshta.
Ai theksoi se BE-së i nevojitet një ekonomi më e fortë edhe krahas thirrjeve amerikane për Brukselin ta përforcojë mbrojtjen e saj, publikoi portali "Ser".
Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi tarifa reciproke më 2 prill, duke vendosur tarifa prej 20 për qind për BE-në, ndërsa ato për pjesën më të madhe të botës arrijnë 10 për qind. sa/
foto: Arkivi i MIA-s