• e hënë, 16 qershor 2025

Kos me anëtarët e AFET do të debatojë për zgjerimin e BE-së dhe Instrumentin e reformës dhe rritjes për Ballkanin Perëndimor

Kos me anëtarët e AFET do të debatojë për zgjerimin e BE-së dhe Instrumentin e reformës dhe rritjes për Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 12 maj 2025 (MIA) - Anëtarët e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) sot do të debatojnë me komisaren e BE-së për zgjerim, Marta Kos mbi procesin aderues, instrumentin për ndihmë paraqasëse (IPA) dhe Instrumentin për reformë dhe rritje për Ballkanin Perëndimor.

Seanca e Komitetit do të fillojë pasdite me një shkëmbim mendimesh midis anëtarëve të AFET dhe Kosit mbi Programin e punës së Komisionit Evropian në fushën e zgjerimit të BE-së.

Programi i punës së KE-së për vitin 2025 thekson se në kohën e paqëndrueshmërisë së madhe dhe pritjeve të larta për evropianët, zgjedhjet që Unioni do t'i bëjë këtë vit, ka të ngjarë të formësojnë Evropën për dekadat e ardhshme.

"Kjo pasqyron si paqëndrueshmërinë ashtu edhe pasigurinë me të cilën përballet Evropa... dhe tregon shkallën e sfidave të gjeneratave me të cilat përballemi. Por është gjithashtu indikative se si një Union më i guximshëm, më i thjeshtë dhe më i shpejtë, duke përdorur madhësinë, fuqinë dhe vlerat e tij, mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve dhe t'i mbështesë ata sot, por gjithashtu të përgatisë një të ardhme më të sigurt, më prosperuese dhe më të shëndetshme për brezat që do të vijnë", thuhet në program.

Në të, Komisioni Evropian angazhohet të ndërmarrë hapa për të përgatitur anëtarët e tashëm për një Union më të madh, të rrisë përpjekjet për të mbështetur vendet kandidate për anëtarësim në aderimin e tyre në BE përmes një procesi të bazuar në meritë.

Instrumenti i reformës dhe rritjes së Ballkanit Perëndimor është një shtyllë financiare e Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor për mbështetje të reformave që lidhen me përpjekjet e vendeve të rajonit për qasje në Union dhe për të siguruar rritjen e tyre ekonomike.

Në kuadër të Instrumentit, vendi në mars, si i pari midis vendeve në rajon, mori 52.4 milionë euro në formën e parafinancimit, nga të cilat 24.4 milionë euro për mbështetje buxhetore. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR