• e premte, 05 dhjetor 2025

Kos: Instrumenti për reforma dhe rritje mund të sjellë zhvillim të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kos: Instrumenti për reforma dhe rritje mund të sjellë zhvillim të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 13 maj 2025 (MIA) - Me gjashtë miliardë eurot, Instrumenti i reformës dhe rritjes për Ballkanin Perëndimor është mekanizmi kryesor për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të vendeve të rajonit me BE-në, madje edhe para anëtarësimit të tyre në bllok, ka thënë komisarja e BE-së për zgjerim, Marta Kos në fjalimin e saj mbi Instrumentin me anëtarët e Komiteteve të punëve të jashtme (AFET) dhe buxhetit të Parlamentit Evropian.

"Po flasim për një Instrument që mund të sjellë zhvillim të ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Tashmë po shohim përparim të dukshëm në integrimin e tyre në fushat kryesore të tregut të vetëm. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi me sukses i janë bashkuar SEPA-s (Zona e vetme e pagesave në euro) dhe të tjerat do ta ndjekin këtë së shpejti", ka thënë Kos.

Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Kos shtoi se Instrumenti ofron më shumë se sa ndihmë financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e tyre të anëtarësimit në BE dhe kushtëzimin e shpërndarjes së fondeve për zbatimin e reformave specifike që bëhet një mjet shumë i rëndësishëm politik.

Kos kujtoi se deri më tani të gjithë partnerët në rajon, me përjashtim të Bosnje e Hercegovinës, kanë përgatitur agjendat e tyre të reformave për zbatimin e reformave kyçe që lidhen me sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave themelore, administratën publike dhe menaxhimin me financat publike si dhe masat për zhvillimin e sektorit privat, tranzicionin digjital dhe mbështetjen për kapitalin njerëzor dhe se financimi paraprak është paguar tashmë për vendin dhe Shqipërinë.

"Më me rëndësi, Instrumenti injekton dinamikë të re në procesin e zgjerimit. Falë natyrës së saj transformuese dhe agjendave të reformave është intensifikuar dialogu i BE-së me secilin prej partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe kanë filluar diskutimet mbi reformat në aspekt afatgjatë", ka thënë Kosi.

Sipas saj, me këtë Instrument tani po kalohet nga ambicia në veprim, sepse me të BE-ja jo vetëm që mbështet kandidatët për anëtarësim dhe fqinjët e saj, por gjithashtu formëson një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar.

Nga shuma totale e mjeteve nga Instrumenti, për vendin janë paraparë 750.4 milionë euro, nga të cilat 535.1 milionë euro janë kredi dhe 215.3 milionë grante. Në kuadër të Instrumentit, vendi në mars, si i pari midis vendeve në rajon, ka marrë tashmë 52.5 milionë euro në formën e parafinancimit, nga të cilat 24.4 milionë euro për mbështetje buxhetore, 13 milionë kredi të tjera dhe 15.1 milionë euro grante.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR