Kos: Dyert e BE-së janë të hapura për ata kandidatë që do t'i përmbushin Kriteret e Kopenhagës
- – Kriteret e Kopenhagës në të kaluarën mundësuan zgjerim shumë të suksesshëm të BE-së dhe procesi i pranimit të anëtarëve të reja duhet të vazhdojë të ndërtohet mbi to, sepse sundimi i drejtësisë dhe rezistenca demokratike janë kyçe për proces të besueshëm të zgjerimit, porositi sot eurokomisarja për zgjerim Marta Kos.
- Post By Fitore Curri
- 08:17, 3 shtator, 2025
Kopenhagë, 2 shtator 2025 (MIA) – Kriteret e Kopenhagës në të kaluarën mundësuan zgjerim shumë të suksesshëm të BE-së dhe procesi i pranimit të anëtarëve të reja duhet të vazhdojë të ndërtohet mbi to, sepse sundimi i drejtësisë dhe rezistenca demokratike janë kyçe për proces të besueshëm të zgjerimit, porositi sot eurokomisarja për zgjerim Marta Kos.
“Unioni ynë është i hapur dhe ato dyer do të mbeten të hapura për ata që i plotësojnë plotësisht, në mënyrë të drejtë dhe transparente kriteret e Kopenhagës”, theksoi Kos në konferencë të përbashkët për media me ministren daneze për Çështje Evropiane Mari Bjere dhe eurokomisarin për demokraci, drejtësi dhe sundim të drejtësisë, Majkëll Mekgrat pas takimit joformal të ministrave të Çështjeve Evropiane të shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate në Kopenhagë.
Kos shtoi se nëse BE-ja dëshiron të bëhet më e fuqishme do të duhet që procesin e zgjerimit ta bazojë në merita dhe në progresin objektiv të arritur nga çdo vend kandidat, me çka pranimi i çdonjërit prej tyre do të varet nga tempoja e zbatimit të reformave, duke theksuar se në rastin e vendit “sapo Qeveria do ta ndryshojë Kushtetutën” do të mund të vazhdojë procesin e saj të anëtarësimit.
Ajo theksoi se në takim bisedimet ishin fokusuar në atë si zgjerimi e përforcon sigurinë e Evropës dhe të kushteve për zbatim me sukses të reformave për anëtarësim, me qëllim që qytetarët e vendeve të ardhshme t’i ndjejnë përfitimet e BE-së që para anëtarësimit të vendeve të tyre në Union.
“Zgjerimi është përfshirë disi në konkurrencën gjeopolitike midis shoqërive të lira demokratike, nga njëra anë, dhe regjimeve autoritare, nga ana tjetër”, tha Kosi, duke shtuar se zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me pranimin e anëtarëve të rinj, por me bashkimin e Evropës, i cili do të sigurojë siguri për të gjithë dhe stabilitet për të gjithë kontinentin.
Kos theksoi se në takim është biseduar edhe për mënyrat për progres në bisedimet për anëtarësim edhe krahas “shqetësimeve dypalëshe të disa vendeve anëtare rreth kornizave negociuese dhe vendimeve të Këshillit”.
“Në këtë pikëpamje, Komisioni tashmë thjeshtësoi disa hapa të caktuar në bisedimet për anëtarësim në kuadër të kufizimeve të metodologjisë për anëtarësim, por gjithsesi është e hapur edhe për përmirësime të mëtutjeshme, nën kushtin për atë të merret leje nga Këshilli”, tha Kos.
Ajo foli edhe në rezultatet e publikuara sot nga hulumtimi i Eurobarometrit për zgjerimin, duke theksuar shqetësimin rreth sigurisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë ka rezultuar me trendin e rritjes së mbështetjes publike për procesin e anëtarësimit.
“Zgjerimi është investim strategjik në Evropë të qëndrueshme, demokratike dhe konkurruese me përfitime për të gjithë qytetarët dhe kjo kontribuon për paqe, prosperitet dhe kontinent më të bashkuar”, shtoi Kos.
Megjithatë, sipas saj, paralelisht me zgjerimin duhet të punohet edhe në përgatitjen e BE-së për pranimin e anëtareve të reja.
“Zgjerimi dhe gatishmëria e BE-së janë i njëjti projekt... Është një rrugë e dyfishtë, si zgjerimi ashtu edhe përgatitja, në të njëjtën kohë. Duke i çuar përpara së bashku, ne mbrojmë besueshmërinë e procesit, mbajmë mbështetjen publike në anën tonë dhe e bëjmë Evropën më të fortë, më të sigurt dhe më konkurruese”, përfundoi Kos.
Ministrja daneze Mari Bjere, nga ana e saj deklaroi se jetojmë në kohëra sfiduese kur agresioni rus ndaj Ukrainës dhe erërat e reja politike që fryjnë nga SHBA-ja e bëjnë procesin e zgjerimit më të rëndësishëm se kurrë më parë.
“Kjo është rëndësia e re e zgjerimit, i cili ka fituar një vrull të ri. Ne duhet të vazhdojmë me zgjerimin. Nuk është thjesht diçka që është e rëndësishme. Është një domosdoshmëri gjeopolitike sepse kemi nevojë për një BE më të fortë dhe më të sigurt, e cila është e aftë të mbrojë veten, dhe zgjerimi është thelbësor për këtë”, theksoi Bjere.
Ajo theksoi se në takimin e ministrave nuk është biseduar për bisedimet specifike të secilës nga vendet kandidate për anëtarësim, por ishte mbajtur diskutim më strategjik për zgjerimin dhe si ai proces të përshpejtohet, ndërsa megjithatë të ruhet qasja e bazuar në merita sipas Kritereve të Kopenhagës.
“Edhe pse Kriteret e Kopenhagës janë të vjetra më shumë se 30 vjeç, ato janë ende shumë të rëndësishme. Ato janë gjithashtu të rëndësishme për shtetet anëtare ekzistuese. Respektimi i Kritereve të Kopenhagës dhe vlerat themelore është ajo që na bën të fortë dhe tërheqës, kështu që sot diskutuam edhe se si mund të forcojmë respektin për sundimin e ligjit brenda BE-së”, tha Bjere.
Ministrja daneze theksoi edhe se në takim është folur edhe për nevojën për reforma të brendshme në BE për përgatitjen e tyre për zgjerimin dhe për përballje me sfidat.
“Jam shumë e inkurajuar nga konsensusi i gjerë të cilin e pash për këtë drejtim strategjik të BE-së dhe për këtë jam optimiste e madhe”, shtoi Bjere. fc/
Foto: Printskrin