• e hënë, 23 dhjetor 2024

Korriku i këtij viti në Greqinë qendrore dhe jugore ishte korriku më i ngrohtë që nga viti 2010

Korriku i këtij viti në Greqinë qendrore dhe jugore ishte korriku më i ngrohtë që nga viti 2010

Athinë, 2 gusht 2023 (MIA) – Në Greqinë qendrore dhe jugore, korriku i këtij viti ka qenë korriku më i ngrohtë në 13 vitet e fundit me temperatura mbi dy gradë më të larta se mesatarja për muajin konkret të vitit 2010, sipas të dhënave Observatorit nacional në Athinë dhe portali Meteo, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Devijimet më të mëdha të temperaturave në korrik u regjistruan në ishullin e Kretës ku temperatura ishte rreth 2.8 gradë Celsius mbi nivelet normale për sezonin.

Në Athinë, temperatura mesatare mujore ishte 1.9 gradë më e lartë dhe 23 nga 31 ditët e muajit ishin më të ngrohta se nivelet normale për periudhën specifike.

Në Selanik, 18 ditët e korrikut kanë qenë më të ngrohta se vlera mesatare në periudhën 2010-2019.

Në të gjithë Greqinë, rritja më e lartë e temperaturave ka ndodhur gjatë valës së të nxehtit nga 13 deri në 27 korrik. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR