• e diel, 22 dhjetor 2024

Korrespondentja e MIA-s nga Athina zgjidhet nënkryetare e Shoqatës së korrespondentëve të huaj në Greqi

Korrespondentja e MIA-s nga Athina zgjidhet nënkryetare e Shoqatës së korrespondentëve të huaj në Greqi

Athinë, 9 nëntor 2023 (MIA) - Korrespondentja e MIA-s nga Athina, Sanja Ristovska, është zgjedhur nënkryetare e Bordit Drejtues të Shoqatës së korrespondentëve të huaj në Greqi, pas zgjedhjeve të mbajtura javën e kaluar.

Bordi drejtues i Shoqatës njëzëri i zgjodhi anëtarët, ndër të cilët Nekatria Stamuli nga Politiko për kryetare, ndërsa Ristovska nënkryetare.

Zgjedhjet në Shoqatë mbahet në çdo dy vjet, ndërsa kjo është hera e dytë që korrespondentja e MIA-s të zgjidhet anëtare e BD-së, duke pasur parasysh se ajo ka qenë sekretare e përgjithshme në dy vitet e fundit.

Shoqata e korrespondentëve të huaj në Greqi (FPA) është një organizatë joqeveritare dhe joprofitabile e themeluar në vitin 1916 dhe është organizata e vetme zyrtare e pranuar për përfaqësuesit e mediave të huaja në vend, me gati 200 anëtarë dhe 100 media të huaja nga 30-të vende.

Ristovska është korrespondentje e MIA-s nga Athina që nga viti 2018. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR