Koreja e Veriut vlerësoi se tek fqinji jugor ja paralizë dhe kaos politik
- Koreja e veriut me rastin e impiçmentit të presidentit të Koresë së Jugut, Jun Suk Jeol, vlerësoi sot se në Kore të Jugut po sundon "paraliza politike dhe kaosi social".
- Post By Arta Bunjaku
- 09:37, 3 janar, 2025
Phenian, 3 janar 2025 (MIA) - Koreja e veriut me rastin e impiçmentit të presidentit të Koresë së Jugut, Jun Suk Jeol, vlerësoi sot se në Kore të Jugut po sundon "paraliza politike dhe kaosi social".
"Në Korenë e Jugut marionetë, është lëshuar urdhër-arrest për presidentin, që i paralizoi punët shtetërore dhe plotësisht e thelloi kaosin shoqëror dhe politik", kumtoi agjencia verikoreane e lajmeve.
Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut të kumtojë për situatën momentale në Kore të Jugut, më saktësisht impiçmentin e presidentit, thekson agjencia.
Jun përballet me hetim për shkak të tentimit për shpallje të gjendjes së luftës më 3 dhjetor, ndërsa hetuesit sot sërish pa sukses tentuan ta arrestojnë presidentin e revokuar.
Një javë më vonë, Kuvendi votoi për impiçment të tij, ndërsa Gjykata kushtetuese do të vendosës nëse do ta konfirmojë suspendimin e presidentit apo do ta kthejë në funksion. ab/
Fotо: МIА arkivi