• e shtunë, 23 nëntor 2024

Koreja e Veriut vendos 250 raketahedhës në kufirin jugor

Koreja e Veriut vendos 250 raketahedhës në kufirin jugor

Phenian, 5 gusht 2024 (MIA) - Koreja e Veriut ka vendosur 250 raketa balistike në kufirin e saj jugor gjë të cilën lideri Kim Jong-un e përshkroi si "shpatë mburojë të fuqishme" për të mbrojtur sovranitetin e vendit, njofton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Raketahedhësit u shfaqën dje gjatë një ceremonie speciale të dorëzimit në kryeqytetin Phenian, bëri të ditur Agjencia qendrore e lajmeve të Koresë. Kim u citua të ketë thënë se raketat janë "armë taktike moderne për sulme".

Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut ta bëjë publike shtrirjen e transferimeve të armëve në njësitë e saj kufitare. Çdo raketahedhës është projektuar për të mbajtur katër raketa.

Marrëdhëniet midis dy Koreve viteve të fundit janë në nivelin e tyre më të ulët, me Veriun i cili rrit testimin e armëve dhe bombardon Jugun me balona të mbushura me mbeturina.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR